Categories Lajme

“Pyetje idioteske në provim”, Berisha: Maturantët drejt mosbindjes civile!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dalë në mbështetje të maturantëve në të gjithë Shqipërinë, të cilët janë përballur këtë vit me provime të pazakonta dhe të vështira dhe në kushte jornomale, ndryshe nga çdo vit tjetër. Në mesazhin e tij në Facebook, të ilustruar me shqetësimet e maturantëve, Berisha iu ka bërë thirrje që të bashkohen dhe t’I japin përgjigjen e merituar kësaj qeverie. Në mesazhin e tij, Berisha shprehet:

“Maturantët të mashtruar drejt mosbindjes civile! Akuzojnë ministrinë: për terr informativ për provimet e Maturës; për shkelje të qëllimshme të rregullores për t’i penalizuar; për falsitetin e mësimit online për mungesë të internetit në shtëpi dhe mashtrimin e Edvin Gënjeshtrës për internet falas siç u premtua; për hile banale me testet; pyetje idioteske. Të gjitha këto me qëllimin e zi dhe antikombëtar të Edvin Hajdutit për t’iu zvogëluar maturantëve mundësinë e pranimit në universitete.

Dënoj ashpër këto veprime të papërgjegjshme dhe të patolerueshme të Edvin Kristaq Urrejtjes dhe zëdhënëses së tij Ndrikull Pabesia ndaj maturantëve të Shqipërisë, që iu errësojnë atyre të ardhmen. Iu bëj thirrje maturantëve të bashkohen dhe t’i japin përgjigjen e merituar armiqve të të ardhmes së tyre. Lexoni mesazhet e maturantëve dixhitalë!” përfundon Berisha. “Testi i gjuhës shqipe dhe i letërsisë i këtij viti dhe atij para 1 viti qenë provime të vështira. Arsyet: në shkollë ne mësojmë për gjuhën letrare dhe në provim bie Migjeni.

Një nga poetët më të shquar, por për të lexuar poezitë e tij të duhen 2 orë, sepse janë në dialektin gegë. 2 – Ministria e Arsimit nuk mori parasysh disa gjëra, si psh.vjet u bë provë me ne maturantët. Na provuan. Ok e pranuan, por nuk kishim shumë informacion për provimet e Maturës, si p.sh.sa pyetje do të jenë, sa pikë kanë pyetjet, për çfarë do të bazohemi në provim etj. Ministria këtë vit nuk po merr fare parasysh disa gjëra si psh,maturantët janë të traumatizuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe nga virusi. Shkollat u mbyllën në 6 mars dhe u dha njoftimi në internet se mësimi do të zhvillohej online. Ok, e pranuam. Një gjë s’kuptuam. Ministria pse nuk bashkëpunoi me kompanitë ‘telefonike’ që çdo nxënës, maturant dhe çdo student të ketë akses pa limit dhe falas për të lundruar në internet?!

Falenderojmë prindërit tanë për çdo gjë. Nuk menduan këta që jo të gjithë i kanë kushtet për t’i plotësuar kushtet fëmijëve. Ata që kishin kushtet për internet, hynin në mësimin online, prisnin mësuesin ose mësuesen e lëndës, por ai/ajo nuk bënte mësim. Dhe kjo ka ndodhur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë dhe në qytetet e mëdha të Shqipërisë dhe jo në rrethe, ku shumë shkolla 9-vjeçare dhe gjimnaze nuk zhvillohej mësimi. Ka shumë profesorë dhe zysha që këto 3-muaj e ka bërë pushim (jo të gjithë)nuk kanë bërë as edhe 10 minuta mësim.Turp. Dhe shpresoj që dy provimet pasardhëse, provimi i matematikës dhe provimit me zgjedhje të jenë në nivelin mesatar.Suksese të gjithë maturantëve.

“Përshëndetje z.Berisha. Dhe unë jam një maturante e zhgënjyer nga ky provimi i letërsisë që u bë sot. Por është e pamundur të vazhdojë kështu pasi po na shkatërrojnë të ardhmen, po luajnë me ne. Se pasi vendosin 2 tekste në vargje, kur në rregullore thotë që duhet një në vargje, një në prozë.

E dyta është që kanë bërë një test komplet ndryshe nga testi model, pra na orientojnë për diçka tjetër dhe në fund japin diçka tjetër. Nuk dua të flas dhe për natyrën e pyetjeve. Ju lutem nëse na ndihmoni për të ngritur zërin, sepse zëri ynë nuk është dëgjuar dhe s’do dëgjohet ndonjëherë. E vetmja mënyrë është ta bëjmë sa më shumë publike dhe të mos e lemë të kalojë në qetësi e gjithë kjo masaker dhe padrejtësi që po na bëhet. Shumë respekte!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME