Categories Lajme

Aksídent i dyfishtë në Korçë, një person niset me urgjéncë në spítal

Aksident i dyfishtë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Memlisht, ndërsa për pasojë kanw  mbetur të plagosur E. M., rreth 29 vjeç, banues në fshatin Memlisht dhe shtetasja L. K., rreth 65 vjeçe, banuese në Tiranë, pasagjere në mjetin tip “Volkswagen” Ende nuk është bërë e ditur gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia ka mbërritur në vendin ku janë përplasur dy mjetet, ndërsa po mbledh prova që do të çojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

“Më datë 23.08.2020, rreth orës 17:00, në afërsi të fshatit Memlisht, janë përplasur mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. K., banues në Tiranë dhe mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin E. M., rreth 29 vjeç, banues në fshatin Memlisht. Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit, si edhe shtetasja L. K., rreth 65 vjeçe, banuese në Tiranë, pasagjere në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Pogradecit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME