Categories Lajme

EMRI/ “Kopliku”, vidhte në objekte kulti, kapet 21-vjecari në Malësinë e Madhe

Eshte kapur një 21-vjecar, i quajtur Ernest Fsharri, i dyshuar për një sërë vjedhjesh në Koplik dhe rrethina. Ky shtetas dyshohet se vidhte në objekte kulti, por gjithashtu se ka kryer edhe të tjera vjedhje në këtë zonë. Për këtë arsye, Fsharri u prangos dhe do të përgjigjet për disa akuza që ngrihen kundër tij, që kanë të bëjnë me vjedhjen.

Njoftimi i policisë: Malësi e Madhe, Shkodër Finalizohet operacioni policor i koduar “Kopliku”. Vidhte në objekte kulti, lokale dhe në qendrën shëndetësore, arrestohet në flagrancë një 21-vjeçar, i cili u kap gjatë operacionit duke vjedhur në një nga objektet e kultit.

Sekuestrohen sendet e vjedhura në objektet e kultit. Zbardhen dhe katër vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, bazuar në informcionet e marra në rrugë operative për një të ri, i cili po kryente vjedhje në objektet e kultit dhe në lokale në Koplik, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kopliku”. Si rezultat i operacionit të mirëorganizuar u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Ernest Fsharri, 21 vjeç, banues në fshatin Koplik i Sipërm.

Ky shtetas gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Koplikut, kishte vjedhur në Kishën Katolike sende që përdoren për kryerjen e meshave. Gjithashtu në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Gruemirë Çezme, kishte vjedhur në lokalin në pronësi të shtetasit G. P., si dhe në fshatin Koplik i Sipërm kishte vjedhur xhaminë e fshatit ku kishte vjedhur një sasi vlere monetare rreth 10.000 lekë.

Pas njoftimit të marrë, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Kopliku”, ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, është bërë e munduar kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i shtetasit E. F., të cilit gjatë momentit të arrestimit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe sendet e vjedhura në këto tre objekte. Gjithashtu nga hetimet e kryera deri në këto momente rezulton se ky shtetas është autor edhe i disa ngjarjeve të ndodhura në fshatin Koplik i Sipërm konkretisht:

Më datë 03.01.2020, në fshatin Koplik i Sipërm, ka vjedhur me thyerje qendrën shëndetësore të këtij fshati. Më datë 12.01.2020, në fshatin Koplik i Sipërm, ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit R. N. Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna për zbulimin e ngjarjeve të tjera ku mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME