Categories Lajme

Enigma e Covid-19 dhe implikimi Okular

Covid-19 me “mutacionet e papritura:”, si virus me “preferenca të veçanta” dhe aq shumë inteligjent, po aq sa dhe makaber, ne një ekuacion me shumë të panjohura kërkon vëmendje të vecante. Syri ashtu si mukozat e tjera eshte i ekspozuar dhe i pa mbrojtur ndaj ketij “virusi enigme“. Duhet të jeni mjaft te kujdesshëm sepse syri është portal i fshehtë, një dritare delikate transparente për Covid dhe viruse të tjera, qe mund te behet shkak qe virusi mund të transmetohet edhe përmes syve. SARS-Cov-2 është i aftë të shkaktojë implikime të syrit siç është konjunktiviti viral shpesh bilateral, (ne formen klasike ose ne forme e kemozes apo mikro hemoragjive), por jo ne stadin e pare te semundjes, pra mund konfirmoi “pozitivitetin e proekzistences te virusit“.

Evidentohet se deri në 3 përqind të njerëzve me COVID-19 zhvillojnë simptoma oftalmologjike si konjunktiviti akut bilateral rreth dy jave pas fillimit të sëmundjes. Karakteristikat e tablose okulare, prania e ARN virale dhe dinamika virale e SARS-CoV-2 jane vertetuar nga ekzemplarët konjunktival. Por duhet te kemi parasysh se eshte manifestuar dhe nje forme tjeter e prekjes okulare, me pak dramatike ne preludin e saj por teper dramatike ne prognoze, forma interne e ashtuquajtura Covid retinopati qe karakterizohet me humbjen e transparences te shikimit apo me prezencen e alteracioneve te shikimit me deformimin e figurave, me shfaqjen e njollave te levizshme apo flash, ku neglizhenca do te kishte pasoja serioze dhe kontaktimi sa me i shpejt me mjekun oftalmolog perben emergjence. Kujdes te vecante duhet te kene ata me patologji preekzistuese okulare.

Mbrojtja e syve tuaj nga sperklat gjate te folurit dhe kollitjes nga njerez te ndryshem mund të ndihmojnë në zvogëlimin e shanseve tuaja për kontaktimin me koronavirusin. Shmangni fërkimin e syve, veçanërisht në publik dhe me duar të palara. Nëse keni konjunktivit nga COVID-19, mund të infektoni të tjerët me SARS-CoV-2 kur prekni sytë dhe pastaj prekni njerëzit ose sipërfaqet pa larë ose dezinfektuar duart tuaja. Shmangni prekjen e fytyrës, veçanërisht te mukozave.

Kaloni nga perdorimi i lenteve te kontaktit në syze protektive. Mos neglizhoni vec maskes dhe syzet mbrojtese ose mburojën e fytyrës që ofrojnë një handikap shtesë mbrojtës kundër Covid-19. Perdorni shpesh here larjen e syve me uje e sapun, hidhni disa here ne dite lote artificial. Konsultohuni me mjekun tual per perdorimin e vecante te suplementave protektive per strukturat okulare. Aksioma me me vlere per kete situate eshte mjekimi dhe vaksina më e mirë kundër viruseve është preventiviteti koshient ne solidaritetin humanitar.

Nga DR.EDUARD SKUFI OFTALMOLOG KONSULENT, ATHINE

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME