Categories Sport

Qan kampioni i boksit: Më dhanë 14 mijë lekë për titull…Turp

Midis varfërisë dhe triumfit 😕 Qan kampioni i boksit: Më dhanë 14 mijë lekë për titull Në fund të muajit Tetor të këtij viti në qytetin e Shkodrës u organizua kampionati kombëtar i boksit. Klevis Çelaj, nga Vlora arriti të marrë çmimin kampion kombëtar për peshat 52 kg.

Ka 8 vjet që praktikon këtë sport, i cili për të është gjithçka. Klevis vjen nga një familje ekstremisht e varfër, atij i është dashur të punojë që në moshë të vogël. Kushtet e vështira e kanë detyruar që të mos vazhdojë as gjimnazin. Për të mbajtur familjen, ai ka punuar në baret e qytetit të Vlorës që në moshën 12-vjeçare.Boksi për të ka qënë pasion dhe “shpëtim” nga realiteti i hidhur. E ka nisur gjithçka në mënyrë autodidakte, me dy doreza dhe një thes të dhuruar nga dashamirës. Ai stërvitet vetëm në natyrë .Të fitonte titullin kampion kombëtar nuk ishte e lehtë. I janë dashur disa muaj stërvitje intensive dhe një dietë rigoroze për rënien nga pesha. Çelaj pas kësaj fitoreje, u shpërblye vetëm me 14 mijë Lekë, të cilat në fund nuk i dolën as për të blerë një palë doreza boksi.

Mirela Milori: Ti ke marrë një farë shpërblimi që dole kampion?

Klevis Çelaj: Kam marrë 140 mijë Lekë..

Mirela Milori: 140 mijë Lekë të vjetra apo të reja?

Klevis Çelaj: Të vjetra..

Mirela Milori: 140 mijë Lekë të vjetra, ke marrë që dole kampion?

Klevis Çelaj: Aq kam marrë..

Mirela Milori: Në jetë tënde ke pasur momente të vështira mesa di?

Klevis Çelaj: Po plot, sa të duash, pafund..

Mirela Milori: Cilat kanë qenë, nëse mund ti ndash me ne?

Klevis Çelaj: Po ja të shikosh motrën e vogël, të kesh një pjatë gjellë dhe të shkosh 5 veta në shtëpi , s’di kujt t’ja japësh më përpara atë pjatë. Jam menduar, kujt t’ja jap më përpara. (Qan)

Mirela Milori: Për çfarë të vjen keq që nuk ke në jetën tënde?

Klevis Çelaj: Më vjen keq që jam 30 vjeç dhe s’kam dalë njëherë jashtë shtetit. Se kam kaluar ndonjëherë, vetëm brenda Shqipërisë, s’kam bërë asgjë, kam vuajtur shumë… Zakonisht mundohem që mos i’ua shpreh njerëzve, vetëm buzëqesh sado përbrenda jam..

Kampioni jeton në një shtëpi të vjetër me nënën, babain, motrën dhe tezen e cila ka shumë probleme shëndetësore. Të gjithë presin prej tij. Skamja dhe varfëria nuk e mundin këtë kampion, i cili thotë se zgjodhi të ishte sportist dhe jo hajdut. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME