Categories Lajme

“Qarkullon një virozë”, drejtoresha e ISHP: Kur nis vaksinimi, çfarë duhet pasur kujdes

“Sezoni i gripit nuk ka filluar akoma”. Këtë siguroi sot drejtoresha e ISHP, Silva Bino, e cila nënvizoi se sipas të dhënave ka një qarkullim të virozave respiratore, rrufës, që shpesh njerëzit e ngatërrojnë me gripin.

“Nuk kemi forma të rënda, qarkullim të gripit. Edhe në rajon qarkullimi i gripit është i ulët. Në rajonin Europian qarkullojnë viruset A dhe B, por nuk mund të bëjmë parashikimin, pasi jemi herët dhe gripi është sëmundje e paparashikueshme. Ne presim që të qarkullojnë këto viruse që janë të përfshirë në vaksinën e gripit”, tha Bino.

Drejtoresha e ISHP, deklaroi se në javën e parë të muajit nëntor do të fillojë vaksinimi për gripin i cili për grupet e riskut dhe stafin mjekësor do të jetë falas. Por këtë vit janë 80 mijë doza vaksinimi dhe risia do të jetë vaksinimi jo vetëm për fëmijët, por edhe mësuesit dhe edukatoret e kopshteve dhe çerdheve.

“Vaksinimi do të nisë javën e parë të nëntorit, në atë moment vjen edhe vaksina ndaj gripit, që jepet falas për të gjitha grupet e riskut dhe punonjësit shëndetësor. Po promovojmë vaksinimin e fëmijëve, dhe të mësuesve të shkollave dhe edukatoreve të kopshteve dhe cerdheve, pasi janë në kontakt me ta. Do të fillojë vaksinimi për të gjithë grupet e riskut. Gripi është një sëmundje e rrezikshme, që shfaqet cdo vit me tre forma, të të lehtë, të mesme dhe rëndë, që mund të japë edhe vdekjen.

Format e rënda vihen re te personat me sëmundje bashkëshoqëruese, diabet, astmë, obezët, gratë shtatzëna, etj. Ne kemi një parashikim në lidhje me viruset e gripit që janë pjesë e vaksinës, prandaj u vonua, pasi rekomandimet e OBSH-së u dhanë një muaj më pas, nga shkurti në fund të marsit. Presim të qarkullojnë viruset A dhe B, AH1NI dhe AH3N2 me karakteristikat përkatëse, pasi vaksina e një viti që shkoi ka disa ndryshime të vogla por thelbësore”, tha Bino.

Grupet e riskut që duhet të bëjnë kujdes janë personat me sëmundje bashkëshoqëruese, me diabet, astmë, obezët e gratë shtatzëna.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME