Categories Lajme

Qarkullonte me pistoletë, kokainë dhe ekstazi në automjet, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Një 38-vjeçar me iniciale K. K., ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri dhe drogë në makinë.

Policia ndaloi në rrugën “Ali Demi”  automjetin me drejtues shtetasin K. K dhe pasagjer shtetasin J. K. Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të banesës së shtetasit K. K. iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike si dhe pjesë arme.

Në pranga po ashtu u vu edhe pasagjeri i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit’.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në  vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Check Point”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Ali Demi” shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. K dhe pasagjer shtetasin J. K.

Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të banesës së shtetasit K. K. iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike si dhe pjesë arme.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

J. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit’.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME