Categories Lajme

“Që 3 vjeçe më kanë abuzuar”, jeta plot drama e 40-vjeçares: Burri më dhunon, babai bën veprime të turpshme ndaj meje dhe vajzave të mia

Në studion e emisionit “Me zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua ngjarja dramatike e një gruaje nga Pogradeci. 40-vjeçarja ka rrëfyer në studio jetën e saj të vështirë plot drama. Ajo tregon se është kërcënuar dhe dhunuar nga bashkëshorti i saj, i cili nuk jeton me familjen por është prej vitesh emigrant.

Gruaja mes lotësh rrëfeu se nuk ka mbështetjen e familjes së saj madje ajo tregoi mjaft skena edhe me babain e saj, i cili jo vetëm e përçmon dhe kërkon ta mbylli në psikiatri, por bënë edhe ngacmime të turpshme ndaj saj dhe dy vajzave të saj të mitura.

“Jam rritur që në fëmijëri në shtëpinë e gjyshit e kam dashur shumë, ndërsa babi nuk më ka dashur kurrë. Në moshën 3 vjeçare jam abuzuar seksualisht, mbaj mend që më çuan tek tezja e cila qante bashkë me mua. Unë mbaj mend një fytyrë të turbullt nuk e di çfarë ishte, por di që gjatë rrugës më kanë bërë gjilpëra. Kaq mbaj mend dhe çdo gjë u fshih nga memoria ime.

Kur erdhi mosha e adoleshencës, halla ime më prezantoi me një njeri që sot e kam bashkëshort, unë nuk doja sepse nuk më pëlqeu. Por ishte një martesë me shkuesi dhe pranova. Më vonë edhe pse nuk e doja isha shumë e lumtur së bashku me burrin dhe me prindërit e tij, më respektonin shumë. Në shtatzëninë e parë ishim shumë të lumtur dhe e pritëm mirë.

Ndërsa djalin e dytë nuk e donin madje asaj kohe hynë shumë sherre, dhe kam qenë shumë e tronditur, madje kunati dhe kunata kanë qenë mollë sherri. Kunati dhe kunata e dinë mirë çfarë kishin që nuk e donin atë fëmijë. Djali ishte 4 vjeç dhe nuk e di pse nuk e donte babain tim sa herë që e shikonte ai qante. Unë asaj kohe kam qenë shumë e tronditur, për të gjitha këto histori ka qenë prezent edhe halla ime.

Bashkëshorti im gjithë kohën ka qenë dhe është jashtë, ai qëndronte larg meje dhe ne nuk e konsumojmë martesën prej vitesh. As babai nuk më ka mbështetur kurrë me veprimet e tij më ka larguar nga shtëpia. Mami më ka mbështetur por aktualisht është shumë e sëmurë. Burri im ka pasur gjithmonë autoritet dhe më ka dhunuar shumë pasi edhe fëmijët më kanë mbështetur mua sepse i kanë parë dhunën e tij ndaj meje.”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME