Categories Lajme

Qëllimi i Metës: Të bëjmë gjithçka që qytetarët shqiptarë të marrin në dorë të ardhmen e tyre

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tempora” në RTV Ora, me gazetaren, Marjana Legisi tha se do të luftojë fort për demokracinë.

Meta shprehet i bindur për të bërë gjithçka që qytetarët shqiptarë të marrin në dorë të ardhmen e tyre.

Pjesw nga Intervista: 

Gazetarja (Marjana Legisi): Zoti President në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ju publikuat një status në rrjetet sociale. Në këtë status ju flisni për një betejë për shpëtimin e demokracisë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jo legjitime. Çfarë nënkupton me këtë betejë Presidenti i Republikës? 

Presidenti Meta: Padyshim që kjo është një betejë që bëhet në emër të demokracisë, bëhet në emër të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe kjo nënkupton ose më saktë kupton shumë qartë atë objektiv që unë e kam vendosur se duhet të bëjmë gjithçka që qytetarët shqiptarë të marrin në dorë të ardhmen e tyre dhe sovranitetin mbi të ardhmen e tyre dhe mbi institucionet, të cilat duhet të japin llogari përpara qytetarëve.

Jemi në kushtet kur praktikisht sistemi i llogaridhënies në vend është pothuajse i nivelit zero. Jemi në kushtet e një antagonizmi politik të paprecedentë, që nuk reflekton atë tension në raportet e përditshme të qytetarëve tanë, pavarësisht nga bindjet apo përkatësitë e ndryshme politike. Dhe sigurisht unë e vlerësoj që kjo është e qëllimtë pikërisht për të realizuar vendime, të cilat cenojnë interesat e qytetarëve tanë dhe cenojnë të drejtat themelore të njeriut në Shqipëri, pavarësisht bindjeve apo përkatësive partiake. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME