Një ngjarje e rëndë tronditi sot Shkodrën, pasi u raportua se 34-vjeçarë Kolë Manaj qëlloi me armë zjarri bashkëjetuesen e tij Anila Prendushi dhe më pas veten.
44-vjeçarja u plagos rëndë dhe u transportua drejt spitalit në gjendje kritike për jetën, ndërsa Manaj ndërroi jetë në vend.
Megjithatë, në një profil në TikTok të autorit, Kolë Manaj, ky i fundit kishte postuar një kolazh të fotove me partneren e tij, ku të dy shfaqeshin shumë të afërt.
Zbulohen detaje te reja nga krimi makaber ne Shkoder. Kolë Manaj, 34-vjeç ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij Anila Ndoka Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten.
Çifti i përfshirë në ngjarjen në Shkodër bashkëjetonin prej 5 vitesh.
Mësohet se 44-vjeçarja është e divorcuar dhe është nënë e 3 fëmijëve.
Pas ndarjes ajo kishte nisur bashkëjetesën me 34-vjeçarin.
Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë, ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manajn.
