Categories Lajme

VIDEO/ Kamerat e sigurisë “tradhtojnë” 3 hajdutët! Policia publikon pamjet nga momenti i vjedhjes së marketit

Policia e Vlorës ka publikuar pamjet nga momenti kur tre persona thyejnë xhamat e një marketi në lagjen ‘29 Nëntori’ në qytet për të vjedhur një shumë parash.

Mësohet se autorët ishin në total tre dhe se policia ka arrestuar dy prej tyre, ndërkohë që autori i tretë një 16-vjeçar po procedohet penalisht.

Grabitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 16.02.2025. Autorët vodhën 20 000 lekë nga marketi.

NJOFTIMI

Vlorë/Punë hetimore intensive dhe profesionale, për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë. Gjatë orëve të para të mëngjesit, thyen xhamat e një marketi në lagjen “29 Nëntori”, për të vjedhur një shumë parash, identifikohen 3 autorët. Vihen në pranga 2 prej tyre dhe në hetim një 16-vjeçar.

Menjëherë pas njoftimit se në orët e para të mëngjesit të datës 16.02.2025, ishin vjedhur me thyerje, 20 000 lekë, në një market në lagjen “29 Nëntori”, strukturat hetimore dhe operacionale të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasin/t përgjegjës.

Si rezultat u identifikuan të tre autorët e vjedhjes, konkretisht shtetasi G. M., 26 vjeç, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar. 26-vjeçari dhe 17-vjeçari u vunë në pranga, ndërsa 16 vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Po hetohet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME