Categories Lajme

Shkurti me 13 viktima në rrugë! Ekspertët rrugorë: Shkaku kryesor i aksidenteve, telefoni

Pakujdesia gjatë drejtimit të mjetit vijon të marrë jetë njerëzish. Kjo javë nisi me 5 viktima. Referuar shifrave të Policisë së Shtetit, që prej fillimit të shkurtit e deri më tani ka pasur 64 aksidente automobilistike të shënuara në të gjithë vendin, që kanë lënë pas 13  viktima e më shumë se 70 të plagosur.

Eksperti rrugor Arben Luzi ngre dhe një herë shqetësimin për përdorimin e telefonit në makinë, duke e cilësuar si një nga shkaktarët vdekjeprurës. Ndaj sugjeron që të shtohen kontrollet nga ana e policisë. “Ne po të shikojmë këtu mjetet që kalojnë do shohim që pjesa dërrmuese e drejtuesve te mjeteve përdorin telefonin dhe flasin ne telefon. Aparati celular ne ecje me shpejtësi ne rruge interurbane qe lidhin qytetet e Shqipërisë është shume vdekjeprurës. Duhet të shtohen pikat e kontrollit për përdorimin e aparatit celular, derisa të bëhet edukatë siç u be edukatë mbajta e rripit. Pjesa me e madhe e drejtuesve të mjetit janë edukuar sepse gjoba është e kripur”, thotë Arben Luzi, ekspert rrugor.

Për muajin shkurt rezulton se qarqet me më shumë aksidente rrugore janë Lezha, Elbasani dhe Fieri. Në pjesën më të madhe të rasteve, fajtor janë drejtuesit e mjeteve. “Janë aksidente në të cilat drejtuesit e mjeteve në masën më të madhe janë shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor. Janë 24-35 vjeç mosha qe bën me shume aksidente sepse rrit vetëbesimi tek ata, mendojnë se janë aftësuar si shofer dhe ecin me shpejtësi, mund te mbajnë timonin me një dore, bëjnë parakalime të gabuara.”, tha ai.

Por problemet vijnë dhe nga ana e këmbësorëve. Edhe këta të fundit jo gjithmonë respektojnë rregullat. Rasti konkret: vetëm pak metra larg vijave të bardha, pranë Piramidës në Tiranë, qytetarët zgjedhin që të kalojnë në mes të rrugës. “Kemi aksidente brenda qendrave urbane. Në kryqëzime. Ne jemi para një urë dhe vijat e kalimit këmbësor janë 10 metra me poshtë. Ne pjesën me te madhe këmbësorët kalojnë ne mes dhe jo te vijat e bardha. Kjo ka te beje dhe me edukatën qytetare”, përfundon ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME