Categories Lajme

Qëlluan me armë policët gjatë aksionit në Durrës, Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit

Tentuan të vrisnin efektivët e policisë gjatë aksionit në Durrës, ndërsa dyshoheshin si grup grabitësish, Gjykata lë në qeli 2 personat e arrestuar.

Gjyqtari i gatshëm Rexhep Bekteshi, pasi dëgjoi prokuroren e çështjes, Erida Sisiçi dhe avokatët mbrojtës, dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Ardit Domin, e plagosur, dhe Lorenc Çalin.

Sipas prokurorisë, të dy akuzohen për veprat penale “vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, në tentativë, “vjedhja me armë”, në tentativë dhe në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”. Sipas hetimeve, dy të rinjtë qëlluan me armë zjarri në drejtim të efektivëve, pasi policia tentoi t’i ndalonte. Në vend që t’i bindeshin urdhrit, ata u larguan me shpejtësi me automjetin e tyre.

Ndjekja përfundoi në Vorë, ku makina doli nga rruga, por Domi dhe Çali vijuan rezistencën duke hapur zjarr me automatik ndaj policëve. Përballë kësaj situate, forcat e rendit u kundërpërgjigjën po me armë. Për pasojë, Ardit Domi mbeti i plagosur rëndë nga një plumb në qafë, ndërsa Lorenc Çali u neutralizua dhe u arrestua në vend.

Ngjarja ndodhi në orën 01:00 të mëngjesit të 24 gushtit. Dy të rinjtë, të cilët kishin kryer vjedhje, hapën zjarr pas mesnatës teksa po ndiqeshin nga policia. Efektivët konstatuan gjatë natës automjetin që ata kishin vjedhur më 20 gusht te Sektor Rinia, dhe me të cilin një ditë më pas, kishin grabitur me dhunë xhiron ditore të një pike karburanti në Sukth dhe i ndoqën.

Pas arrestimit, në vendin e ngjarjes, u gjet një automatik me dy krehëra që u përdor nga dy autorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME