Categories Lajme

VIDEO/ Operacion si në filma në tunelin e Murrizit

Një 22-vjeçar nga Burreli u kap në flagrancë duke transportuar dy armë zjarri automatike të llojit kallashnikov.

I riu, i identifikuar si A. D., u ndalua në tunelin e Murrizit, ndërsa udhëtonte me automjetin e tij drejt Tiranës.

Gjatë kontrollit të mjetit, efektivët gjetën të fshehura në bagazh dy kallashnikovë dhe katër krehra për to.

Sipas të dhënave të para hetimore, dyshohet se armët po transportoheshin për t’u shitur në kryeqytet, për llogari të grupeve kriminale.

Njoftimi:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Tuneli”.

U kap në flagrancë duke transportuar 2 armë zjarri kallashnikov, nga Burreli në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale, vihet në pranga një 22-vjeçari.

Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 4 krehra për to, automjeti dhe celulari i 22-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë siguruar informacion se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet. Si rezultat i administrimit të shpejtë të këtij informacioni është organizuar dhe finalizuar operacioni i koduar “Tuneli”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi:

A. D., 22 vjeç, banues në Burrel.

Gjatë operacionit, në tunelin e Murrizit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtonte 22-vjeçari, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën të fshehura në bagazh, 2 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra për to.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas po i transportonte armët në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procdurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

VIDEO/ Operacion si në filma në tunelin e Murrizit, kapet

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiloh Jolie rikthen në vëmendje stilin e Angelina Jolie-t, detaji në pamjen e saj që po bën xhiron e rrjetit

Shiloh Jolie rikthen në vëmendje stilin e Angelina Jolie-t, detaji në pamjen e saj që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni në Europë/ Goditet mafia, 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68 milionë eurove

Operacioni në Europë/ Goditet mafia, 30 të arrestuar për bankën okulte dhe pastrimin e 68…

LEXO ME SHUME