Categories Lajme

Qendra Shëndetësore e Kombinatit ofron shërbim me standarde për 70 mijë banorë

E lënë në harresë për vite me radhë, Qendra Shëndetësore e Kombinatit sot ka ndryshuar si nata me ditën, duke ofruar shërbim me standarde për 70 mijë banorët e kësaj zone. Kryeministri Edi Rama u ndal sot te investimi në këtë qendër shëndetësore, ndërkohë që theksoi se vijon puna pa u ndalur me programin e rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore, nga veriu në jug.

“Mirëmëngjes dhe me qendrën shëndetësore të Kombinatit, lënë në harresë për vite me radhë, e që sot ka ndryshuar si nata me ditën, duke ofruar shërbim me standarde për 70 mijë banorët e kësaj zone, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama. Qendra Shëndetësore e Kombinatit është shumë e madhe dhe mbulohet me mjekë familje, mjekë specialistë, urgjenca 24-orëshe. “Gjithçka është bërë sterile, gjithçka moderne”, u shpreh një prej mjeket e kësaj qendre.

“Kemi kushte shumë të mira, kushte të domosdoshme”, tha një tjetër personel i Qendrës Shëndetësore Kombinat. “Investim shumë i madh në drejtim të ambienteve ku punojmë dhe të gjitha gjërave që ne i prekim çdo ditë”, u shpreh një tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME