Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter ftoi sot shqiptarët e Malit të Zi që të votojnë për partitë shqiptare në zgjedhjet e 30 gushtit. “Voto shqip. Në 30 gusht dilni në zgjedhje e votoni parti shqiptare”, theksoi Basha. “Vetëm deputetët shqiptarë të partive shqiptare janë në shërbim të shqiptarëve”, nënvizoi kryetari i Partisë Demokratike.
Në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi shqiptarët garojnë me dy lista, “Lista Shqiptare” e kryesuar nga Genc Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”, të cilën e përbëjnë Forca e Re Demokratike, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja “Perspektiva” dhe Unioni i Tuzit dhe lista tjetër shqiptare “Bashkë me një za”.

