Categories Lajme

Qeveria e Kosovës miraton planin prej 365 milion eurosh, ja për çfarë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar planin për zbatimin e programit të rimëkëmbjes ekonomike në shumë prej 365 milion euro. Këtë e ka konfirmuar përmes një shkrimi në “Facebook”, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e cila tha se ky plan përfshinë masa lehtësuese në shumë sektorë.

“ Lehtësimi i qasjes në kredi për ndërmarrjet private dhe fermerët;· Lehtësimi i barrës tatimore për bizneset;· Rritja e punësimit për kategoritë me gjasa më të ulëta për punësim;· Rritja e prodhimit bujqësor vendor dhe e sigurisë së ushqimit;· Stimulimi i kërkesës agregate e cila krijon efekte multiplikuese në ekonominë e vendit;· Mbështetja e operimit dhe investimeve kapitale të ndërmarrjeve publike;· Mbështetje financiare për rininë, organizatat e shoqërisë civile, artistët dhe sportistët;·

Mbështetje për zhvillim të balancuar rajonal në Republikën e Kosovës;· Mbështetje e komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës, për projektet dhe iniciativa që synojnë përmirësimin e jetës dhe rigjallërimin ekonomik;· Mbështetje për fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi;· Mbështetje për sektorin e arsimit;· Mbështetje për komunat e Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19;· Mbështetje financiare për bashkatdhetarët duke mbuluar koston e primit të policës së sigurimit”, ka shkruar ajo

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME