Categories Lajme

Sekuestro e RTV Ora dhe Ora News, avokatët: Portalet po shantazhojnë gjykatën

Avokatët e presidentit të kompanisë “Yldon Group”, që ka në pronësi dy televizonet “Ora” dhe “Ora News” kanë reaguar sot me anë të një deklarate për mediat. Avokatët shprehen se, disa portale çdo ditë me shkrimet e tyre po i bëjnë presion gjykatës për vendimin ndaj Ylli Ndroqit. Deklarata Deklarata e përbashkët e avokatëve të presidentit të “Yldon Media Group”, zotit Ylli Ndroqi Disa prej portaleve të cilat së fundmi janë hedhur me presione dhe shantazhe ndaj gjykatës dhe prokurorisë për të dalë me vendim në dëm të Z Ndroqi, kane dhënë sot shpifjen e rradhës. Jemi detyruar të dalim sot në një deklaratë pas shpifjes së rradhës, se z Ndroqi ka qenë në rrezik për jetën teksa është me pushime në Jalë.

Sipas ligjit Z. Ndroqi prej ditësh nuk qëndron pranë televizionit i cili është në sekuestro të shtetit teksa ia ka lënë çështjen në dorë të drejtësisë ndaj të cilës ka vetëm një kërkesë: Të vendosë konform ligjit! Ndroqi së bashku me familjen është me pushime në jug të vendit dhe asgjë çfarë shkruhet në portalet e keqpërdorura, apo të paguara nuk është e vërtetë. Z Ndroqi per asnje rast nuk i eshte rrezikuar jeta nga mbytja. Duke qetësuar të afërmit dhe miqtë, deklarojmë se kë është nje fabrikim i turpshëm nga një portal që shpifjen e ka bazë të punës, dhe është përballur disa herë në gjykatë me padi, për shpifjet e tij. Ky publikim do të shërbejë për padinë e radhës.

Po ashtu kemi vënë re se ditët e fundit në disa portale kanë qarkulluar informacione të pavërteta që kanë si qëllim lidhjen e Z. Ylli Ndroqi President i “Yldon Media Group” me terrorizmin. Të gjitha këto informacione të publikuara nga 3 portale, nuk paraqesin lajme me fakte prova e dokumente, por spekulojnë me aludime apo komente të qëllimshme. Konstatojmë se postimet e publikuara në këto portale kanë thënie të pavërteta për shkak se Z.Ylli Ndroqi nuk ka kryer ndonjë prej veprave që atij i atribuohen ne keto shkrime.   Lajme të tillë spekuluese kanë qëllim krijimin e një tymnaje në publik duke tentuar ta legjitimojnë sulmin politik ndaj RTV Ora dhe Ora News.  Postimet e bëra në këto portale kanë si qëllim të vetëm shantazhimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që të mos japin një vendim të drejtë dhe të mbështetur në fakte dhe për pasojë synojnë vetëm të krijojnë konfuzion si dhe të pengojnë drejtësinë që të veprojë.

Z.Ylli Ndroqi në përfundim të procesit gjyqësor të ngritur nga SPAK dhe ndaj të cilit pritet vendimi i Gjykatës së Apelit kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, do të adresojë pranë organeve kompetente të drejtësisë edhe të gjitha portalet të cilat në mënyrë të qëllimshme publikojnë informacione të pavërteta. Këto portale do të përballen në gjykatë si per shpifje ashtu edhe me padi civile për dëm pasuror dhe jo pasuror. Vëmë në dukje se deri më tani nuk ka një vendim ndaj Z. Ndroqi, por kemi të bëjmë me një sekuestro preventive me kërkesë të prokurorisë, si pjese e nje hetimi pasuror dhe jo ndaj indidividit per ndonje veper penale. Jemi në momentin që Z. Ylli Ndroqi ende nuk është dëgjuar si palë nga organet e drejtësisë, pasi vendimi është marrë në bazë të kërkesës së organit të akuzes.

Kërkesa është bazuar vetëm në dyshime të mbështetura në indicie dhe jo në prova. Vendimi është marrë në dhomë këshillimi, pa praninë e palës së cilës i sekuestrohen pronat, dhe pa pasur mundësi që kjo e fundit të paraqëse provat e saj për të kundërshtuar dyshimet e organit të akuzës. Sa më sipër konkludojmë se sulmi është me prapavijë të menduar politike dhe qëllimi është i qartë: Shantazh ndaj prokurorisë dhe gjykatës për ti shkuar deri në fund mbylljes së dy televizioneve Ora dhe Ora News. 13/08/2020 Avokatet Alban Qafa Erind Merkuri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME