Categories Lajme

Qeveria e re, Rama: Jo të gjithë ministrat mund ta mbajnë 4 vite mandatin

Kryeministri Edi Rama foli në emisionin “Opinion” për skuadrën e re qeverisëse për katër vite. Rama është shprehur se  ministrat e zgjedhur prej tij janë zgjedhur në kuadër të aftësive të tyre dhe peshës politike, që sipas tij, ia jep zgjedhësi.

Kreu i qeverisë tha se jo të gjithë ministrat mund ta çojnë mandatin deri në fund nëse nuk iu qendrojnë prioriteteve të vendit. Rama mohoi se me emrat e rinj të përfshirë në kabinetin qeverisës po ndyshon kupolën e PS.

“Rolet në skuadër përcaktohen në bazë të atyre që janë prioritetet e një periudhe kohe që preferushmërisht di të ishte për 4 vite për të gjithë, por jo për të gjithë është 4 vite. Dikush e çon punën deri në një pikë pastaj e vazhdon dikush tjetër. Ka shumë rëndësi se kush caktohet ku, por kush caktohet në vendet të tjera. Është një skuadër që duhet të ketë një baraspeshë.

Ajo që ka qenë thelbësore është reforma brenda PS për ta kaluar këtë parti në një nivel tjetër përsa i përketë nga pikëpamja demokratike të vendit.  Peshën politike e përcakton zgjedhësit, ndërkohë që qeveria nuk është asnjëherë thjesht dhe vetëm një ekip o kornizuar nga vet partia, ne kemi pasur në qeveri njerëz që kanë ardhur nga shoqëria dhe sot janë figura të rëndësishme. Nuk po përcaktoj asnjë kupl të re të PS. Të gjitha ata që janë aty për arsye profesionale dhe për të vënë në dispozicion aftësi dhe këmbëngulje”,-tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME