Categories Lajme

Qeveria firmos vendimin, shkrihet Akademia për Studimet Albanologjike. Kushi: Nuk funksiononte

Sot qeveria ka miratuar projektvendimin për transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike në Akademinë e Shkencave ku do të funksionojnë sërish si autonome.

Në një dalje për mediat, pas vendimit të qeverisë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi disa prej arsyeve që kishin çuar në marrjen e këtij vendimi ku mes tyre nënvizoi faktin që gjetjet pas kontrollit të bërë Akademinë e Studimeve Albanalogjike tregonin se ky institucion kishte kryer shkelje të rënda ligjore duke mos funksionuar si institucion i arsimit të lartë.

Kushi tha se ASA nuk kishte asnjë fakultet, në kundërshtim me atë që kërkon ligji për arsimin e lartë dhe gjithashtu se prej 8 vitesh asnjë student nuk ishte regjistruar në këtë institucion dhe nuk ishte e akredituar.

“ASA edhe pse u mbështet në mënyrë të vazhdueshme nuk arriti të riorganizohet për të qenë në përputhje me ligjin. Ministria vijoi me një kontroll dhe janë konstatuar një sërë problematikash parregjullsish të rënda ligjore. Si të fushës së strukturës ashtu edhe nga ana e funksionimit administrativ dhe financiar.

Mund t’ju përmend disa nga këto shkelje më thelbësoret: ASA sot që flasim nuk ka patur një fakultet që është detyrimi i parë ligjor. Nuk kanë asnjë fakultet dhe në asnjë prej njësive përbërëse të saj, nuk ka mësimdhënie që e bën të padmunur të vijojë të funksionojë si institucion i Arsimit të Larta.

Është e paakredituar, nuk është akredituar asnjëherë ndërkohë që institucionet e tjera janë akdredituar nga 2 apo 3 herë. Mosakreditimi i programeve të studimit, e bën të pamundur të lëshojë diploma. Sepse akreditimi garanton cilësinë. Ndërkohë para ca vitesh ASA ka lëshuar diploma, duke kryer shkelje tjetër. Nga ana tjetër ka 8 vite që ASA nuk regjistron asnjë student. Ka një sërë argumentash që e bëjnë të pamundur ekzistencën e ASA-s si një institucion të Arsimit të Lartë.

Ne kemi një vendim ku shkeljet dhe parregullsitë janë të mëdha kështu që ne sot me vendim të Këshillit të Ministrave po e riorganizojmë këtë Akademi duke i riorganizuar institutet e saj pranë Akademisë së Shkencave. Personeli dhe të gjitha transferohen tek Akademia e Shkencave”-tha ministrja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME