Categories Lajme

Qeveria gjermane dritë jeshile emigrantëve

Gjermania e etur për fuqi punëtore vendosi të zbusë rregullat e emigracionit për të tërhequr më shumë punëkërkues të huaj dhe për të rigjallëruar forcën e saj punëtore të moshuar, pavarësisht rezistencës në rritje të publikut ndaj të ardhurve të rinj.

Kabineti i Merkelit miratoi një ligj të ri emigracioni që sidoqoftë duhet ende të marrë dritën e gjelbër të Parlamentit vitin e ardhshëm, me gjasa me pak ndryshime.

Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, e cilësoi vendimin e kabinetit për ligjin e parë të emigracionit, historik. “Është e vërtetë që sot është një ditë historike sepse po lëmë pas një debat ideologjik të më shumë se 30 viteve mbi ligjin e emigracionit dhe sepse ne po propozojmë një ligj që adreson të gjitha problemet emergjente të vendit tonë dhe është në gjendje ti zgjidhë ato”, tha ai.

Ligji i ri synon të tërheqë punonjës të huaj, të aftë, me njohuri të gjuhës gjermane, përfshirë edhe ata nga jashtë Bashkimit Evropian dhe premton lehtësim të procedurave të vizave për ta.

“Na duhet fuqi punëtore nga vende të treta për të garantuar prosperitetin tonë dhe për të qenë në gjendje të mbushim boshllëqet”, tha ministri i Jashtëm, Horst Seehofer.

Punëkërkuesit si kuzhinierët, punonjësit e metalurgjisë apo teknikët IT do të lejohen të vijnë në ekonominë më të madhe të Bashkimit Evropian për të paktën 6 muaj, kohë gjatë të cilës do të përpiqen të gjejnë një vend pune, nëse ata do të mund të financojnë qëndrimin e tyre.

Një masë tjetër që edhe ka ndezur polemika, do t’i lejojë rezidencë të përhershme disa azilkërkuesve të refuzuar në Gjermani, që tani marrin status emigranti ekonomik. Por, për tu kualifikuar, ata duhet të kenë pasur një punë me kohë të plotë prej 18 muajsh, të flasin gjermanisht dhe të jenë të mirëintegruar pa rekorde kriminale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME