Categories Lajme

Qeveria miraton amnistinë për të dënuarit, ja kush përfiton

Këshilli i  Ministrave ka miratuar sot amnistinë për të burgosurit, ku kategoritë që do të përfitojnë janë gratë, të miturit dhe të moshuarit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri të ditur se përfitojnë 28 gra, 4 të mitur një një numër i konsideruar burrash që  janë dënuar me dënim të formës së prerë deri më 2 vjet.

Gjonaj: Nga kjo amnisti përfitojnë një kategori të dënuarish që vlerësohet që për shkak të dënimit të mbetur ose veprës së lehtë për të cilën janë dënuar të lirohen para kohës së kryerjes së këtij dënimi. Nga amnistia e miratuar nga Këshilli i Ministrave në bazë të të gjitha kritereve të vendosura nga 56 gra që vuajnë dënimin, përfitojnë lirim të menjëhershëm gjysma e tyre. Fitojnë lirinë 28 gra dhe përftojnë ulje me 1/3 e dënimit të mbetur 28 gra të tjerë.

Përfitojnë 4 të dënuar  të mitur që vuajnë sot dënimin dhe 2 të tjerë përfitojnë 2/3 e dënimit. Përfitojnë burrat që janë dënuar me dënim të formës së prerë deri më 2 vjet, vendim i formës së prerë deri në datën 30.9.2019 ose i kanë mbetur për të vuajtur nga ky dënimd eri në  2 vjet burgim. Një kategori tjetër përfituese janë edhe burrat mbi 60 vjeç që nuk janë dënuar për veprat penale që janë të ndaluara për të përfituar nga amnistia. Projektligji i qeverisë do të kalojë për votim në Parlament në seancën e janarit 2020 dhe më pas do të zbatohet prej institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME