Categories Lajme

Ndahet nga jeta një prej themeluesve të PD-së

Është shuar në moshën 59-vjeçare një ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore të 8 Dhjetorit 1990, Myftar Gjana. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Ish gazetari dhe diplomati Myftar Gjana do të përcillet për në banesën e fundit sot, në orën 13:00. Gjana ishte një nga drejtuesit kryesorë të lëvizjes studentore në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe pjesëmarrës në grevën e urisë së shkurtit 91′.

Ai ka qenë mjaft aktiv në krijimin e Partisë Demokratike në rrethin e Kukësit. Myftar Gjana lindi më 10 maj 1960 në qytetin e Peshkopisë. Gjimnazin e kreu në qytetin e Kukësit në vitin 1978, ndërsa studimet e larta i kreu në vitet 1986 – 1991 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë. Nga viti 1991 – 1992 ka qenë kryeredaktor i gazetës “Kosova”, ndërsa në vitet 1992 – 1996 ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme si drejtor i Drejtorisë së Shtypit.

Në vitet 1993 – 1994 kreu Akademinë Mesdhetare të Studimeve Diplomatike në Maltë, ku fitoi edhe gradën “Master në Diplomaci”. Në vitet 1996 – 1997 ka punuar në Kuvendin Popullor në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Informacionit dhe Dokumentacionit. Në vitet 2000 – 2001 ka punuar si administrator në Bibliotekën Kombëtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME