Categories Politike

Qeveria miraton një tjetër kërkesë të studentëve

Qeveria miraton një tjetër kërkesë të studentëve që prej më shumë se një jave protestojnë në rrugë. Pas shfuqizimit të pikës 4 të vendimit nr.288 që përcaktonte vendosjen e një tarife për çdo kredit në provimet e mbartura, në mbledhjen e kabinetit të kësaj të mërkure është miratuar edhe një tjetër kërkesë që lidhet me përmirësimin e kushteve në konvikte. Bëhet fjalë për një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane për programin e rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimit të efiҫencës së energjisë. Nëpërmjet KFW-së, qeveria gjermane ka dhënë një grand prej 2.9 milionë eurosh. Një tjetër vendim i marrë në këtë mbledhje është marrëveshja po me qeverinë gjermane për Kampusin Universitar të Tiranës, por që nuk bën pjesë në 8 pikat e studentëve. Refuzimit të studentëve për të dialoguar Rama u kërkoi të mos humbin më kohë.

“Një tjetër ditë e humbur me arsyen e mosarsyes: Kam kërkesa po s’dua të flas për to, prandaj m’i plotëso! Kështu funksionon në Klinikën e Doktoreshë Monës, në Gjumin e Lul Artistit, në Megafonin e Profesor Qorrit, po jo në mësimet e demokracisë e të prindërve tuaj. Unë ju pres.”

Më herët Rama u ofroi studentëve një pakt për universitetet.

“Të dashur studentë protestues, gjithçka na duhet tani është të ulemi dhe të flasim. 8 Pikat janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare. Dhe këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë vetem sëbashku, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë”.

Rama thotë se kërkesat duhet të diskutohen që të realizohen përpara mbylljes se këtij viti.

“Adresimin e 8 Pikave duhet të nisim pa humbur kohë. Kemi punë për të bërë dhe nëse doni që uljen e tarifave ta mbyllim para pushimeve tuaja të Vitit të Ri, s’ka realisht minuta për të humbur me llogjet e kazanëve dhe rrugët shkencore të Doktoreshë Monës e të Profesor Lulit. Unë jam gati dhe s’kam asnjë kusht, prandaj bëhuni mbarë e më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi. Përqafime dhe kurajo, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 Pika.”

Rama ka ofruar për studentët plotësimin edhe të disa kushteve të tjera, por sipas tij ato do të zyrtarizohen pasi të nisë procesi i dialogut. Në mbledhjen e qeverisë të së mërkurës u miratua edhe shpërndarja e një shpërblimi për festat e fundvitit prej 5 mijë lekësh të reja për pensionistët. Kryeministri lajmëroi se është gati edhe çeku i bebeve qe do të lindin nga 1 Janari i 2019.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME