Categories Kulture

Zbulimi i pabesueshëm që mbahet sekret

Zbulohet një shpellë në Kanada. Mendohet se ka një madhësi të jashtëzakonshme duke pasur parasysh se vetëm hyrja e saj është mbi 60 metra e gjerë dhe gjithashtu ekziston ideja se deri më sot askush nuk ka vënë këmbë në brendësi të saj.

Deri më sot ka qenë e mbuluar nga akujt qindra vjeçarë dhe është dalluar rastësisht nga eksplorimet e një grupi të punës së Ministrisë së Burimeve Natyrore, gjatë një fluturimi me helikopter.

Shpella gjendet në Wells Gray Provincial Park, në British Columbia, por lokalizimi i saktë nuk bëhet i ditur, pasi mund të jetë një trashëgimi e paprekur historike.

Vetëm hyrja është e gjatë 100 metra dhe aktualisht bëhet e ditur se janë përshkuar nga indigjenët e zonës vetëm 80 metra, pasi më tej ishte e pamundur për shkak të ujëvarave në muret shkëmbore, të cilat lëshojnë rreth 15 metër kub ujë në sekondë. Mendohet se në thellësitë e saj vërshon një lumë nëntokësor.

Gropa e thellë e hyrjes aktualisht është pagëzuar me emrin Sarlacc Pit, në nder të një përbindëshi imagjinar te Lufta e Yjeve. Zbuluesit e saj mendojnë se kjo mund të jetë një ndër shpellat më të mëdha ekzistuese në Kanada, por ende nuk njihet përmasat dhe shtrirja e saj nëntokësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME