Në prag të festive të fundvitit, qeveria ka miratuar sot shpronësimin e tokave ku do të ndërtohen varrezat e ushtarëve grekë.
Këtë 25 Dhjetori, nëpërmjet një VKM-je të miratuar në vigjilje të Krishtlindjes, qeveria shqiptare i ka dërguar “ dhuratë” palës greke duke i transmetuar mesazhin se kanë vendosur vijimin procedurës për ndërtimin e varrezave të ushtarëve që ranë në luftën Italo-greke në vitin 1940-41’
Kjo gjë ka qenë edhe një nga kërkesat e ngritura nga pala greke në momentin e nisjes së dialogut ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull ndërmjet dy vendeve, në mënyrë që të mos ketë barriera për rrugën e anëtarësimit drejtë BE-së.
