Categories Lajme

Qeveria ndryshon buxhetin/ Miratohet akti normativ edhe për shpërblimin e pensionistëve

Qeveria ka rishikuar për herë të katërt buxhetin e vitit 2020 ndikuar nga situata e krijuar nga pandemia. Në aktin e fundit normativ financat kanë bërë vetëm disa rialokime dhe shtesa fondesh, pa prekur treguesit kryesor të buxhetit. Më konkretisht, janë alokuar 3.4 miliardë lekë si shpërblim për më shumë se 677 , 906 pensionistë e përfitues të tjerë, 1.4 miliardë lekë fonde shtesë për Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, teksa më shumë mbështetje ka marrë edhe infrastruktura me 4.4 miliardë lekë më shumë.

“Përfitojnë  932 persona në pension familjarë dhe mbi 8045 persona të tjerë në pension të parakohshëm që apo kanë trajtim financiar të veçantë. 400 milionë lekë shkojnë për spitalet për trajtimin e situatës të Covid-19. Ky akt normativ gjithashtu parashikon dhe një mbështetje shtesë për infrastrukturën dhe energjinë, dhe konkretisht për të mbështetur reformën e ujit. Riaolokojmë 2.9 miliardë lekë pagesa për rreth 30 projekte, të cilat kanë avancuar me punimet  dhe zbatohen nga agjencitë përkatëse dhe bashkitë.”

Paralelisht, qeveria ka akorduar edhe një shtesë fondi prej 673 milionë lekë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, para që do të shkojnë për projektin e identifikimit elektronik të zgjedhësve si dhe atë pilot të votimit dhe numërimit të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Ndërsa arsimi nga ana tjetër do të financohet me 100 milionë lekë më shumë, fond i cili do të vihet në dispozicion të kërkimit shkencor. Këtë vit, qeveria pret që ekonomia të tkurret me 6.1% si pasojë e krizës që ka shkaktuar pandemia globale Covid-19, teksa parashikon që t’i rikthehet rimëkëmbjes vitin e ardhshëm. Top Channe

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME