Categories Lajme

Qeveria Rama gjen ‘zgjidhjen’ për Kakavijë: Bëni testin te privati dhe përkthejeni!

Nga pala greke ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtarë për atë që po ndodh në Kakavijë dhe së fundmi edhe Kapshticë ku ka radhë të gjata kilometrike në pritje për të kaluar kufirin. Ndërkohë është ministria jonë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila pretendon se ka komunikuar me autoritet greke të cilat kanë thënë se do të pranojnë edhe testet për COVID-19 të cilat bëhen te private. “Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa the tjera për lehtësimin e situatës deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.

Risjellim në vëmendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht. Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën”, njofton MEPJ. Situata në Kapshticë ku radha e familjarëve mes të cilëve ka edhe shumë fëmijë e pleq sa vjen e rëndohet, ndërkohë që dy të moshuar u dërguan me urgjencë në spital pas situatës së rënduar shëndetësore. Mësohet gjithashtu, se radhë kilometrike ka pasur ditën e sotme, edhe në Kapshticë. Radha e cila është gati e palëvizshme është krijuar në këtë pikë kufitare, që ditën e djeshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME