Categories Lajme

Qeveria Shqiptare kërkon të heqë nga qarkullimi qeset plastike

Qeveria synon qe deri në qershorin e vitit të ardhshëm të bëhet vendi i parë në Europë që nuk do të përdorë më plastikën. Kjo nisëm është bërë e ditur nga Ministri Blendi Klosi gjatë një takimi me drejtuesit e bashkive të qarkut të Elbasanit. Për të arritur këtë qëllim ai nënvizoi se do të bëhen ndryshime në ligj të cilat do të dekurajojnë përdorimin dhe prodhimin e plastikës “1 qershori i vitit 2020 është një datë që ne do të tentojmë ta miratojmë në parlament nëpërmjet ndryshimit ligjor përkatës ku do të jetë dita që do ta gjejë Shqipërinë pa qese plastike. Do të penalizohen edhe ata që i përdorin këto qese plastike, jo vetëm ata që i prodhojnë. Pra na duhet një ndërgjegjësim i madh publik që përdorimi i qeseve të jetë vepër penale”, deklaroi ministri Klosi.

Nga ana tjetër drejtuesit e bashkive kërkuan subvencione nga qeveria për të mbuluar transportimin e mbetjeve urbane nga vendgrumbullimet drejt inceneratorit që është ndërtuar në Elbasan. Në një takim tjetër në kryeqytet me akademikë, përfaqësues të biznesit dhe donatorë të huaj, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit tha se është i hapur ndaj sugjerimeve dhe kritikave për ndryshime që duhen bërë në kuadër të  të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian pasi Shqipëria duhet të ndërmarrë rreth 70 ndryshime ligjore në fushën e mjedisit.

“Jam gati të pranoj çdo kritikë dhe çdo koment për çfarëdo që bëjmë. Besoj që kemi bërë gjëra shumë të mira, por besoj që mund të bënim edhe shumë herë më mirë nga sa kemi bërë dhe mbase edhe ndonjë gjë e kemi bërë gabim. Ndaj të tre komunitetet janë të ftuar të jenë pjesë kritike e punës sonë për të shkuar në një Shqipëri europiane mjedisore. Besoj që ka ardhur koha që të themi mjaft më me strategji dhe me ide. Ne na duhen shumë që të jemi konkretë dhe nga strategjitë të kalojmë në plane veprimi, nga idetë të kalojmë në nisma konkrete”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME