Categories Lajme

Tetori rozë, Manastirliu mbledh ministre dhe deputetë: Bashkë kundër kancerit të gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësit kundër kancerit të gjirit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka mbledhur ministre dhe deputetë në sallën COD në Kryeministri për të bashkuar zërin, për të rritur ndërgjegjësimin për diagnostikimin e hershëm të kësaj sëmundje.

“Jemi sot së bashku në Cod por nga nesër do të jemi në terren, për të rritur ndërgjegjësimin tek gratë për të kryer në kohë ekzaminimet e gjirit. Fushata jonë do të jetë intensive, ditë pas dite, jo vetëm në Tetor sepse çmojmë se vetëm përmes ndërgjegjësimit dhe kapjes në kohë të sëmundjes, kjo betejë mund të fitohet”, tha Manastirliu.

Manastirliu ne fjalën e saj u shpreh se përkundër numrit në rritje të grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit, është ulur numri i vdekshmërisë. “Rastet janë rritur, janë 700 raste të reja në vit në Shqipëri por ka një lajm të mirë: Ka një përmirësim të dukshëm sa i takon uljes së vdekshmërisë nga kanceri i gjirit, kryesisht tek gratë nën 50 vjeç. Dhe ky tregues është përmirësuar në mënyrë domethënëse dhe të qëndrueshme me 1.5 herë”, tha Manastirliu.

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek gratë dhe kanceri i dytë më i shpeshtë në popullatën e përgjithshme në Shqipëri. 1 në 8 gra rrezikon të preket nga kanceri i gjirit dhe statistikat tona zyrtare tregojnë rritje të numrit të rasteve me kancer, duke shënuar 708 raste të reja në vitin 2018.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME