Categories Lajme

“Qeveria të tërheqë masat për Ora News dhe të kërkojë falje publike”

Këshilli Shqiptar i Meadias ka reaguar me shqetësim të madh ndaj aktit të paprecedentë për vendimin e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësot i cili kërkoi mbylljen e Radio-Televizionin-Ora. Përmes një deklarate, Këshilli i bëri thirrje Qeverisë Shqiptare të tërheqë masat dhe të kërkojë falje publike për këtë akt të pastër dhune ndaj një medieje të tërë.

Deklarata e plotë

”Këshilli Shqiptar i Medias reagon me shqetësim të madh ndaj aktit të paprecendent ku një inspektorat shtetëror shëndeti ndërmerr aktin e mbylljes së një medieje, konkrektisht veprimi nga ana e Institutit të Shëndetit Publik për të mbyllur Radio-Televizionin Ora me anë të një mase administrative. E drejta e informimit dhe e shprehjes është e garantuar në Kushtetutë dhe nuk mund të bllokohet me vendime administrative, aq më tepër të Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetit.

Natyra joproprocionale jo vetëm e masës për mbyllje aktiviteti, por dhe e masave të mëparshme ndaj këtij Televizioni me gjoba shumë të mëdha (1 milionë lekë) në një kohë vështirësie ekonomike për gazetarinë dëshmon se ky veprim është sulm direkt i Qeverisë ndaj lirisë së medias dhe të fjalës së lirë. Këshilli Shqiptar i Medias i bën thirrje Qeverisë Shqiptare të tërheqë masat dhe të kërkojë falje publike për këtë akt të pastër dhune ndaj një medieje të tërë.

Këshilli Shqiptar i Medias u bën thirrje Ambasadave të vendeve të BE dhe të ShBA, përfaqësive të OSBE-së, Këshillit të Europës dhe UN-it që të reagojnë në ndihmë të një prej vlerave më thelbësore të familjes Europiane ku Shqipëria kërkon të bëjë pjesë, siç është liria e medias dhe e fjalës së lirë. Këshilli Shqiptar i Medias i bën thirrje gazetarëve e medieve shqiptare të solidarizohen me kolegët e tyre të Televizionit Ora. Sulmi kundër një medieje nuk ëshët sulm thjesht ndaj një grupi gazetarësh që punojnë aty, por është sulm kundër gazetarisë.’

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier \ Dhuna ndaj të miturës, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat e përfshira! Tjetra shtrohet në spital psikiatrik

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe Gjykata ka caktuar masat e sigurisë ndaj tre vajzave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME