Categories Lajme

Qeveria zgjeron skemën e librave falas, mbi 250 mijë nxënës përfitues vitin e ardhshëm shkollor

Besa Shahini ka informuar sot miratimin në Këshillin e Ministrave të propozimit të MASR për të mbuluar me libra falas të gjithë nxënësit që vijnë nga situata të brishta socio-ekonomike deri në klasën e 12-të.

“Zgjeruam skemën e librave falas”, thotë ministrja, ndërsa ndalet tek rëndësia e këtij vendimi të rëndësishëm që vjen si rezultat i politikave gjithëpërfshirëse të ministrisë.
“Nxënësit romë dhe egjiptianë, sikurse nxënësit me aftësi të kufizuara apo nxënësit përfitues të asistencës sociale – grupe tashmë të përfshira ne skemën e librave falas kanë një rrezikshmëri më të lartë të braktisjes së shkollës së mesme. Kjo na brengos akoma më shumë tani që gjendemi në situatë pandemie. Por me vendimin e sotëm, në kuadër të politikave gjithëpërfshirëse arsimore, ne do të ulim më tej koston e familjeve për shkollimin e fëmijëve të tyre dhe do të përmirësojmë më tutje qasjen e nxënësve në arsim”, tha Shahini.

Sipas saj, kësaj skeme përfituese i shtohen të gjithë nxënësit e klasave të 6-ta dhe 7-ta duke arritur në 250 mijë numrin e nxënësve përfitues. Pra, të gjithë nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasën e 12-të. “Përkundër presionit të tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë COVID-19 që rëndon mbi buxhetin publik, politikat që sigurojnë gjithëpërfshirje në arsim i kemi mbrojtur dhe do t’i mbrojmë gjithmonë”, tha ndër të tjera Shahini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME