Categories Lajme

“Qielli i kuq” Pas zjarreve dhe shiut, Australia nën një tjetër kërcënim (VIDEO)

Australia nuk gjen qetësi. Pas zjarreve që dogjën mijëra hektarë pyll dhe miliona kafshë, kontinenti përjetoi disa nga përmbytjet më të forta të dekadës. Tashmë, Australia ndodhet nën një tjetër kërcënim të natyrës, stuhitë e pluhurit. Erërat e forta në pjesën qendrore të rajonit New South Wales në Australi kanë krijuar stuhi pluhuri që në disa qytete e ktheu ditën në natë. Stuhitë e pluhurit erdhën pas erërave të fuqishme dhe reshjeve të mëdha të shiut në disa pjesë të vendit. Nga videot që qarkullojnë në internet shihen retë gjigante të pluhurit duke u përhapur në qytezën Dubbo dhe disa vende të tjera. Pluhuri ishte aq i dendur, saqë e bllokoi edhe depërtimin e rrezeve të diellit. Në rajonin Victoria, shërbimet emergjente kanë pasur rreth 1500 kërkesa për ndihmë pas stuhisë.

Meteorologët australianë kanë parashikuar se stuhia do të vazhdojë edhe të hënën dhe do të përcillet me erëra të fuqishme, shkruan “The Guardian”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME