Categories Bota, Lajme

Shpërthim i koronavirusit në Kinë dhe shtete të tjera të Azisë

Kina raportoi për 139 raste të reja të një virusi misterioz brenda dy ditësh. Virusi u përhap nga Vuhan në qytete të tjera. Kryeqyteti Pekin raportoi për dy raste, ndërsa Shenzhen – që është qendër e teknologjisë – për një rast të dyshuar.

Numri total i rasteve të konfirmuara tani është 200, ndërsa tre persona kanë v.dekur nga problemet me frymëmarrjen. Zyrtarët shëndetësorë e identifikuan virusin, i cili u shfaq për herë të parë në Vuhan në muajin dhjetor, si një lloj koronavirusi.

Sipas tyre, ai ka çuar në një shpërthim të pneumonisë virale, porse ende mbeten shumë paqartësi rreth tij.

Koreja e Jugut raportoi po ashtu për rastin e parë të saj të hënën, pas Tajlandës dhe Japonisë, shkruan “Rel”. Ky shpërthim, sipas autoriteteve shëndetësore, ka ringjallur kujtimet e virusit Sars – gjithashtu një koronavirus – që ka lënë mbi 770 njerëz të vrarë në fillim të viteve 2000, në dhjetëra vende, kryesisht në Azi. Analiza e kodit gjenetik të virusit të ri tregon se ai është më i lidhur me Sars-in sesa me çdo koronavirus tjetër njerëzor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME