Categories Lajme

“Qytet i bukur dhe me klimë të mirë”/ 70-vjeçari italian zgjedh të kalojë pleqërinë në Vlorë

Mirko Montaldo nga Sanremo erdhi si turist në Vlorë dhe tashmë bashkë me bashkëshorten po planifikojnë të zhvendosen për të jetuar në qytetin bregdetar.

“Unë jam nga zona e Ligurias në afërsi të Sanremos. Natyrisht që të jetosh në një vend tjetër ka shumë gjëra të ndryshme, por nga sa kam parë vendi këtu është mjaft mirë për të jetuar. Kam marrë informacione edhe nga italianë të tjerë që jetojnë në Vlorë dhe po shoh qytetin dhe shumë shpejt do të zhvendosem pikërisht këtu…”, tha Montaldo për Report TV.

Pas daljes në pension fillimisht mendoi të jetonte në Bullgari, por tashmë pas kontakteve me bashkatdhetarët e tij që jetojnë në Shqipëri ka vendosur të zgjedhë vendin tonë.

“Prej pak vitesh kam jetuar edhe në Bullgari. Po ka probleme pasi më duhet të lëviz në periudha të ndryshme për të shkuar në Itali.

Ndërsa këtu është më ndryshe, shikoj që ka shumë shtetas italianë në Vlorë dhe padyshim që është një vend i bukur dhe klimë shumë të mire”, shprehet ai. Numri i të huajve që kërkojnë të jetojnë në Shqipëri gjatë viteve të fundit është rritur ndjeshëm, ndërsa në Vlorë aktualisht jetojnë mbi 600 italianë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME