Categories Lajme

Qytetarët: Bravo iu qoftë studentëve, Rama tallet me njerëzit

Ndonëse janë bërë rreth 10 ditë që studentët protestojnë, mbështetja tek qytetarët nuk ka rënë. Edhe në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” në News24 me gazetarin Bashkim Hoxha, qytetarët kanë shprehur indinjatën e tyre jo vetëm për çështjen e studentëve por edhe probleme të tjera.

Ndërkohë ka pasur dhe qytetarë që kanë folur për Unazën e Re. Një prej tyre tha se banesat do prisheshin për të bërë pallate dhe se faji nuk është i firmës por i shtetit, duke përmendur ministrin dhe ARRSH si institucion.

Telefonues 1: A tallet me popullin, tallet me studentët. Kryeministri tallej me atë të verbrin, i thoshte nëse s’ta plotësoj më bjer me atë shkopin kokës. Jam pensioniste, jetoj me 100 mijë lekë, çfarë do bëj më para. Bravo i qoftë atyre djemve të nënave, t’i shkojnë deri në fund.

Telefonues 2: Jam një qytetar nga Vlora, invalid, është miratuar statusi i naftëtarit. Kemi marrë kartonët dhe po i mbajmë aty. Nuk kemi asnjë përgjigje. Të paktën të na thonë një përgjigje, po ose jo.

Telefonues 3: Zoti Edi Rama thotë ka 3 vjet që nuk ka prurë 50 mijë lekëshin për nënat e reja. Dëgjova përfaqësuesin gjerman që tha nafta është më e shtrenjtë këtu, pse nuk ngrihet ky popull.

Telefonues 4: Ne jemi me studentët dhe i mbështesim fort. Tallet me banorët e Unazës së Re, Astiri me bojë, tallet me ata që protestojnë për naftën. Nga doli ky kryeministër, kush është ky. Edhe ta kishin nxjerrë nga kazani i plehrave do diltë më i mirë. Është kthyer Unaza e Re në kazan plehrash. Ku kanë hequr pemët po hedhin plehrat.

Telefonues 5: Jam habitur mbrëmë me kryeministrin. Paneli shumë i dobët për t’iu përgjigjur atij delenxhiu. Tek Astiri ishin 194 banesa para projektit për t’i prishur. Tani janë 119 banesa. Këto banesa të tjera çfarë do i bënte, do i bënte pallate. Prish shtëpitë e fukarenjve e bëj grataçela. Kush mund ta besojë atë barbon. Si nuk e njeh drejtori i ARRSH kush fshihet pas asaj firme, si nuk e njeh Gjiknuri, si mund të gënjejë kaq hapur.

Mua s’më intereson kush fshihet pas saj, më intereson shteti. Ne shqiptarët nuk e kemi ndjenjën e revoltës, ndjenjën e përgjegjësisë personale. Sikur vetëm prindërit e atyre studentëve të shkonin. Ne shohim nga televizori. Njerëzit që janë pa bukë, jo ata që janë të lidhur. Dilni o qytetarë të Tiranës, s’keni kosto, jeni afër. Këta në pushtet janë kthyer në përbindësha. Kaq keq të bën pushteti?

Telefonues 6: Studentët i dhanë një leksion si politikës si shoqërisë dhe njëkohësisht i dhanë një faqe të bardhë Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Studentët na kanë dhënë edhe ne që jemi mbi 18 vjeç një leksion. Mua nuk më ka shkuar kurrë në mend që studentët shqiptarë të ishin kaq të kulturuar dhe të protestonin në mënyrë kaq demokratike.

Telefonues 7: Do ishte në nderin tuaj si gazetarë të mos e pranonit atë kryeministër në panele. Po na tremben fëmijët. Do i bëj thirrje atij doktorit të madh, Petrelës që t’i bëjë një vizitë falas.

Telefonues 8: Më vjen keq për ata parafolësit që flasin aq keq për kryeministrin. Ai ka disa të meta po jo si flasin ata aq keq. Ata janë demokratë, kanë ardhur nga Malësia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME