Categories Lajme

“Qytetarët shkojnë nga ‘qejfi’ në Turqi për kurim”, Dasho ironizon deklaratat e kryeministrit

Mjeku Erion Dasho ka reaguar për deklaratat e ditës së djeshme në emisione të ndryshme televizive, duke thënë se një aleancë politikanës e teknicienësh paraqisnin si sukses menaxhimin e pandemisë nga qeveria shqiptare. Ndërsa mjekë turq e francez thonin se qytetarët e tyre përfitojnë gjithçka falas, Dasho thotë se studio shqiptare qëndronte ‘stoike’ dhe kryeministri injoronte gjithçka me justifikimin “kështu kanë vendosur ekspertët”.

Dasho i jep më shumë rëndësi deklaratave të atyre që i cilëson si përfaqësuesit e qeverisë, të cilët deklaronin se në spitale ofrohet gjithçka për pacientët e infektuar ndërkohë që kudo nëpër media raportohen çdo ditë qytetarë që ilaçet i paguajnë nga xhepi i tyre dhe thuajse çdo shërbim e kryejnë në privat.

Reagimi i plotë: Duke qenë se një grup miqsh dhe kolegësh kishin parashikuar dalje në shumë emisione televizive në të njëjtën kohë dje në mbrëmje, kalova një dy orësh duke ndërruar kanalet televizive pothuajse çdo 15 minuta. Ishte surrealiste kur shihje një aleancë politikanësh dhe teknicienësh të lidhur me pushtetin të mbronin të pambrojtëshmen, të paraqisnin si sukses dështimin shumëplanësh të përgjigjes shqiptare kundër COVID!!!

Një mjek nga Turqia referonte se qytetarët turq përfitojnë falas një medikament që shqiptarët e paguajnë qindra Euro. Koalicioni politiko-teknik e bënte veshin shurdh! Një mjek nga Franca referonte se qytetarët francezë gjithçka e përfitojnë falas. Studio shqiptare qëndronte stoike! Kryeministrit i vendoseshin përpara deklarata dhe fakte nga profesionistët më të mirë të fushës, ai i injoronte me deklaratën demagogjike “kështu kanë vendosur ekspertët” në kohën kur eksperti më i mirë i asaj fushe sapo kishte deklaruar të kundërtën!

Sipas përfaqësuesve të qeverisë spitalet shkëlqejnë, medikamentet nuk mungojnë, testet bëhen sipas nevojës, qytetarët i marrin nga “qejfi” ilaçet që paguajnë nga xhepi, shkojnë nga “qejfi” tek privati për teste dhe analiza, shkojnë nga “qejfi” në Turqi për kurim. Sipas tyre, përgjigja shqiptare ndaj COVID mund të merret shembull nga e gjithë bota!!! Një gjë më çudit në këtë amulli. Mirë kryeministri, ministrja dhe takëmi i tyre mbrojnë kolltukët dhe privilegjet, po kolegët tanë që janë bërë njësh me pushtetin dhe po i shërbejnë kësaj maskarade çfarë mbrojnë??!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kam 3 muaj që lus menderen e atyre”, Erion Braçe akuzon bashkinë e Tiranës për rrugët copë-copë në Selitë (VIDEO)

Erion Braçe reagoi ashpër për gjendjen e rrugëve në lagjen Selitë e Tiranës, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME