Categories Lajme

Qytetari i revoltuar në Kakavijë: Kemi 50 orë pa bukë e pa ujë

Lodhja, vapa, dehidratimi dhe mosushqyerja, qëndrim prej tre ditësh në radhe në rrugë në pritje për të kaluar pikën kufitare të Kakavijës ka sjellë acarim dhe nervozizëm tek qytetarët. Në shenjë proteste qytetarëve u ranë borive të makinave të tyre dhe të apelojnë për ndihmë nga qeveri që t’i jap fund kësaj situate.

Qytetarët shprehen për Report Tv se kanë 3 ditë në radhë, po jetojnë me molto dhe çmimet janë të shtrenjta aq sa shumica e qytetareve nuk kanë as mundësinë të ushqehen. Madje disa shprehen se nuk do të vijnë më kurrë në Shqipëri deri sa t’u skadojë sërish pasaporta.

“70 % e qytetarëve kanë ardhur këtu për të bërë pasaportat. Le të sjellë qeveria 5 punëtorë në Athinë për rinovimin e tyre dhe të mos vijmë këtu 500 mijë veta dhe të qëndrojmë në radhë për ditë të tëra”, tha një qytetar. “Mos më shkeltë më këmba kurrë në Shqipëri jo mua, por as fëmijëve të mi”, tha një tjetër qytetar i revoltuar. “Kam tre ditë në Kakavijë, ky është mesazhi që i them kryeministrit”, tha një tjetër.  “Kemi 50 orë pa bukë e pa ujë, dhe qeveria të marrë vesh”, u shprehen qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME