Categories Lajme

Qytetari i shpreh dashurinë pa kufij Berishës: Bëra 70 km për ty o “Bud Spencer” i Shqipërisë!

Në “Foltoren” e Sali Berishës në Gjirokastër nuk munguan batutat nga demokratët dhe simpatizantët e pranishëm në sallë. Një qytetar i kujtoi ish-kryeminstrit mitingjet përpara viteve 2000, duke e cilësuar atë me epitetin “Bud Spencer”, emrin në filma të aktorit e famshmë italian Carlo Pedersoli, të njohur në Shqipëri për filmat e shumtë, ku aktroi me Terence Hill, midis tyre edhe filmin “Kush gjen një mik, gjen një thesar”.

Zoti Berisha të përshëndes. Kujtoj vitit kur ne e prisnim dhe ai ndalonte makinën sapo na shikonte dhe thoshte mbaje makinën se kanë dalë tigrat e Tepelenës dhe Jugut. Mirëseerdhe o Sali Ramë Berisha, o “Bud Spencer” i Shqipërisë, o trim. Ne duam të na thuash shumë shpejt do të fitojmë”.

Kam bërë 70 km që të vij këtu” i tha një qytetar Berishës duke i kërkuar që të marrë në dorë “frenat” e PD-së për ta sjellë në pushtet.

Ish-kryeministri iu kërkoi falje për mbështetjen për Lulzim Bashën të cilin e cilësoi besëprerë dhe ju premtoi ndryshimin, pasi sipas tij lideri aktual demokrat e ka centralizuar partinë si Stalini.

“Ne do të bëjmë gjithçka që kryetari që humbet zgjedhjet të mos jetë më kryetar. Do vendosim edhe një rregull të ri. Edhe kryeministri për t’u bërë kryeministër do të votohet në primare njëherë. A e dini ju që kjo parti, kryeministrin e parë e ka përzgjedhur në votim me dy kandidatura. Tani do ta bëjmë më demokratike partinë.

Ju kërkoj falje dhe ndjesë për mbështetjen që i kam dhënë një njeriu i cili e mbylli karrierën e tij politike si një besëprerë. Unë kërkoj ndjesë se ndonëse se privatisht i kam thënë cdo gjë që ti ke menduar me veten tënde, shumë gjëra janë të dokumentuara, por publikisht e kam mbrojtur atë” tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME