Categories Lajme

Berisha: Do rikthej të larguarit nga PD, por s’kam shkop magjik

Ish-kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja” e Gjirokastrës u shpreh se ka në plan që të rikthejë të larguarit në PD, por këtë theksoi se “nuk mund ta bëjë me shkop magjik”.

“Po shikoj sloganin që thotë më të bashkuar më të hapur… A do jemi në gjendje të kthejmë demokratët e pakënaqur?”, ishte kjo pyetja e një demokrateje në sallë që u pasua me përgjigjen e Berishës.

“Ne do i kthejmë ata kur ata të besojnë se ne kemi votën bazë dhe do jetë vota ajo që do përcaktojë vendin dhe meritën e gjithësecilit, ne nuk kemi shkop magjik. Në marrëdhënie njeriu i qytetëruar ka besimin, mirëbesimin. Por nëse ke derdhur vite të tëra djersë për një kauzë dhe marr lapsin dhe të bie, në rradhë të parë besoj se kam krizë të madhe personaliteti”, tha Berisha në përgjigjen e tij.

Në mbyllje të këtij diskutimi në Gjirokastër Berisha tha se takimi i rradhës do të jetë në Elbasan. I gjithë ky tur i ndërmarrë nga ish kryeministri erdhi pas vendimit të kreut aktual Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, me kërkesë të SHBA e cila e ka shpallur Berishën “Non Grata”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME