Categories Lajme

Shqipëri,9 humbje jete dhe 572 raste të reja

Është rritur numri i vdekjeve me Covid-19 në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 9 vdekje dhe 572 raste të reja.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3808 testime, 572 raste të reja, 9 humbje jete dhe 825 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 572 qytetarë, në këto bashki: 237 në Tiranë, 45 në Fier, 23 në Durrës, 19 në Kamëz, 17 në Elbasan, nga 16 raste në Shkodër, Lushnje, 15 në Dimal, 14 në Sarandë, nga 13 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 në Vlorë, nga 9 raste në Kukës, Lezhë, 8 në Berat, 7 në Peqin, 6 në Krujë, nga 5 raste në Kurbin, Dibër, Himarë, Cerrik, Memaliaj, nga 4 raste në Pogradec, Konispol, Divjakë, Patos, nga 3 raste në Malësi e Madhe, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Devoll, Këlcyrë, Përmet, Bulqizë, Mirditë, Has, Tropojë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kavajë, Delvinë, Dropull, Maliq. Janë 8134 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 179 pacientë, nga të cilët 31 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 9 qytetarë: 1 qytetar nga Kavaja 57 vjeç, 4 qytetarë nga Tirana 62-83 vjeç, 1 qytetar nga Shkodra 64 vjeç, 1 qytetar nga Përmet 68 vjeç, 1 qytetar nga Elbasani 72 vjeç dhe 1 qytetar nga Fieri 78 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 825 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 162,322 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (06 Tetor 2021) Raste të reja ditore 572 Të shëruar në 24 orë 825

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2…

LEXO ME SHUME