Categories Lajme

Qytetarja nga Elbasani: Kunati polic më përndjek

Një qytetare nga Elbasani rrëfen për emisionin Fiks Fare se nuk mund të qëndroj dot në asnjë vend pune sepse e pushojnë. Arsyeja sipas saj është ish kunati i saj i cili vazhdimisht e përndjek dhe këtë e bën për arsye xhelozie.

Por ajo që e shqetëson më shumë zonjën nga ish kunati i saj janë veprimet e turpshme poshtë ballkonit të shtëpisë së saj dhe për këtë ka fakte filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë së banesës.

Qytetarja tregon se kunati pavarësisht se ka precedent të mëparshëm penal është pjesë e policisë bashkiake. Ai ka qenë i dënuar më parë për veprën penale ” Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, por kjo nuk e ka penguar për të gjetur punë si polic bashkiak. Zonja kërkon drejtësi sepse i është drejtuar disa herë bashkisë me këtë ankesë, por nuk ka marrë kurrë përgjigje.

Gazetarët pas ankesës të marrë nga qytetarja i drejtohen Inspektoriatit të Ndërtimit dhe Urbanistikës në Elbasan prej të cilit është në varësi policia bashkiake.

Kryeinspektori Leli Kraja për rrëferimin e këtij rasti thotë se polici në fjalë do të marrë menjëherë pezullimin nga puna dhe do qëndrojë i pezulluar deri në mbledhjen e plotë të dokumentacionit. Gjithashtu kryeinspektori Kraja shprehet se nuk ka dijeni për dënimin që ka marrë polici bashkiak nga gjykata si dhe për ankesat e qytetares drejtuar në bashki për këtë efektiv të policisë. Kryeinspektori premton se menjëherë do veprohet për rastin e referuar të policit bashkiak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME