Categories Lajme

Qytetet bregdetare dhe liqenore ‘hapin dyert’ për turistët!

Qyteza turistike e Ksamilit çeli sezonin veror 2025 me “Festën e Midhjes”. Në qendër të festës janë midhjet e freskëta të Butrintit, që vlerësohen për cilësinë e tyre të lartë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Ksamili është destinacion jo vetëm për plazhet, por edhe për përvojat kulinare”, thanë turistët. Festa do të zgjasë tre netë me radhë, ku përveç ofertës gastronomike, janë planifikuar dhe shume aktivitete argëtuese. Me shfaqje artistike, panair dhe aktivitete sportive sezoni është zyrtarisht i hapur dhe në qytetin liqenor të Pogradecit.

Turistët shprehën të kënaqur me mikpritjen dhe bukurinë natyrore të qytetit, buzë Ohrit. Pritet që fluksi të rritet ketë verë, falë marrëveshjeve te operatoreve turiste me agjenci te huaja, kryesisht nga Gjermania. Me “Festën e Valëve”, Fieri çeli këtë të shtunë sezonin veror në bregdetin e Darezezës, ku morën pjese vendas e te huaj.

“Më pëlqen shumë Shqipëria, njerëzit janë shumë mikprites”, tha një turiste gjermane.

Kryebashkiaku tha se do hartohet masterplani për zhvillimin e turizmit i cili parashikon ndërtimin e hoteleve në zone ende të virgjër. Aktualisht janë 61 operatorë turistikë sezonalë që operojnë përgjatë vijës bregdetare Darëzesë – Seman.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME