Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali, u kap me një sasi prej 8 kilogramësh kokainë

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me një sasi prej 8 kilogramësh kokainë.

Mediat italiane shkuajnë se operacioni u krye në zonën e Oleggio, në Novara, teksa droga ishte e paketuar dhe fshehur brenda mjetit me të cilin udhëtonte autori.

I arrestuari nuk ka pasur precedentë penalë të mëparshëm. I ndaluar për një kontroll rutinë rrugor, ai kishte ngjallur dyshime tek karabinierët. Një intuitë kjo që rezultoi plotësisht e saktë: në makinë ai po fshihte kokainë të pastër, e ndarë në ‘tulla’. Pakot kishin të stampuar mbi to edhe figura që nënkuptonin kodet për porositësit apo blerësit e mallit, si ankronime të shkronjës “HMX” dhe emoji ‘spidermani’.

Efektivët deklaruan se shoferi tregoi shenja të qarta nervozizmi, teksa mjeti u dërgua në kazermën e Novara për kontroll të imtësishëm. Brenda mjetit, një ngarkesë me vlerë rreth 1 mln euro nëse shitej me pakicë.

Shqiptari u arrestua në flagrancë dhe u transferua në burgun e Novarës, ku mbetet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar origjinën e drogës dhe çdo lidhje me rrjetet kriminale aktive në zonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME