Categories Lajme

Vrasja e 14-vjeçares nga ish i dashuri/ Flet Prokurorja…

Prokurorja italiane Annamaria Lucchetta, ka folur folur në një konferencë për shtyp lidhur me detajet tronditëse nga hetimi për vrasjen e 14-vjeçares Martina Carbonaro, e cila u vra brutalisht nga ish-i dashuri i saj, 19-vjeçari Alessio Tucci, në qytetin Afragola.

Prokurorja u shpreh se autori Alessio Tucci veproi me mizori për vrarë 14-vjeçaren. Sipas prokurores, Tucci i shkaktoi viktimës një sërë goditjesh të rënda, duke e konsideruar këtë një akt të pastër mizorie.

“E kundërshtuam dhe gjykatësi u pajtua se Tucci veproi me egërsi. Një tjetër rrethanë rënduese ishte fakti se kishte ekzistuar një marrëdhënie emocionale mes tyre, e cila kishte marrë fund”, u shpreh Lucchetta.

Sipas mediave italaine Prokurorja shpjegoi se kthesa në hetim erdhi në momentin kur kamerat e sigurisë regjistruan Martinën në shoqërinë e Alessio Tucci-t, pranë një ndërtese në zonën rurale të Campo Moccia-s. Bazuar në këto pamje dhe në gjurmimin e telefonit celular të autorit, hetuesit arritën të përcaktonin vendndodhjen e trupit të pajetë të adoleshentes. Shpresa për ta gjetur Martinën gjallë, tha prokurorja, u shua plotësisht kur u zbuluan syzet e saj një send personal që ajo nuk e hiqte kurrë.

“Ishin syzet ato që na bënë të kuptojmë se gjithçka kishte marrë fund”, shtoi ajo.

Përballë provave të pakundërshtueshme, Alessio Tucci ka pranuar autorësinë e krimit gjatë seancës paraprake. Pranimi i tij, i bërë pas publikimit të pamjeve nga kamerat dhe analizës së të dhënave të telefonit, shënoi një tjetër hap drejt zbardhjes së plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur opinionin publik italian.

E mitura kishte dalë nga shtëpia të hënën në mbrëmje për të shkuar me një shoqe për akullore dhe që atëherë ishte zhdukur. Prindërit e vajzës, pasi raportuan zhdukjen e saj në Polici, bënë edhe apel në rrjetet sociale duke i kërkuar kujdo që kishte informacione për vendndodhjen e vajzës së tyre që të kontaktonin Policinë. Kontakti i fundit telefonik që e mitura pati me prindërit e saj ishte rreth orës 20:30. Ajo kishte folur me nënën e saj dhe i kishte thënë se do të kthehej së shpejti në banesë, por ora kaloi dhe e mitura nuk u kthye kurë.

Më në fund, vajza u gjet e vdekur poshtë një dysheku, dy ditë më vonë, në një ndërtesë të braktisur pranë ish-stadiumit “Moccia”, në Afragola, provinca e Napolit. Pas zbulimit të trupit të të resë, para gazetarëve të pranishëm para shtëpisë së saj, nëna e viktimës së re tregoi për dhunën e mëparshme që kishte pësuar vajza e saj: Ai  e kishte goditur me shuplakë dhe unë e kuptova se ai mund të ishte i dhunshëm dhe i thashë asaj ‘Martina, a do të vijë dikush të më thotë se ai të vrau?’” Dhe kështu ndodhi.

Ai erdhi në shtëpinë time dy javë më parë duke qarë, hëngri në shtëpinë tonë dhe tha se e donte. I thashë asaj ‘Martina, nëse nuk e do më, lëre’”. Fqinjët e mi thanë se ishte djalë i mirë. Të dish që doli të ishte një përbindësh. Një përbindësh sepse pas vrasjes Tucci ishte në shtëpinë time. Dua drejtësi për vajzën time dhe burgim të përjetshëm për atë përbindësh. E trajtova si bir. Dhe të mendosh që ai dhe babai i tij morën pjesë gjithashtu në kërkimet për trupin e Martinës. Dëgjova se e kishin futur në një qese plehrash, por si mund ta bësh këtë?. Unë thjesht dua drejtësi!

Ndërsa autori ka rrëfyer krimin.

“Po, është e vërtetë. Unë e vrava. E godita me një gur,”-rrëfeu Tucci, i cili punonte herë pas here si punëtor ndërtimi, kishte qenë në një lidhje me Martinën për dy vitet e fundit, që kur ajo ishte vetëm 12 vjeç. Çifti ishte ndarë dy javë më parë, me vendim të të miturës.

Sipas hetimit fillestar, Martina u rrah për vdekje me një gur. Më pas, autori i krimit e fshehu trupin e saj të pajetë në një dollap, të cilin e ktheu përmbys dhe e mbuloi me sende dhe dyshekë, si përpjekje për të fshehur krimin e tij. Skena e vendit të ngjarjes, përshkruhet nga Policia si tronditëse.

Martina ishte studente në një shkollë kuzhine dhe ëndërronte të bëhej shefe kuzhine. Ata që e njihnin, flasin për një vajzë të qeshur me ambicie dhe vitalitet, e cila humbi jetën padrejtësisht dhe dhunshëm. Vrasja e saj trondit Italinë dhe rindez debatin rreth dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtjes së të miturve nga marrëdhëniet toksike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME