Categories Lajme, Turizëm

Qyteti i Vlorës i gatshëm për sezonin veror, pritet trefishim i turistëve

Qyteti i Vlorës i gatshëm për sezonin veror, pritet trefishim i turistëve. Kryetari i dhomes se tregtise ne Vlore Arben  Breshani thotë se viti 2020 ishte shumë i vështirë për turizmin, pasi kriza e shkaktuar nga pandemia ishte shumë e thellë. “Vjet mund të themi se kishim gati 50 përqind të kapaciteteve të shfrytëzuara në qytetin e Vlorës dhe periudha ishte shumë e shkurtër pasi pandemia ishte e thellë.

Kurse, sivjet themi se do ta kapërcejmë në 150 përqind fluksin e turizmit, sepse përveç turistëve që vijnë nga Maqedonia, nga Kosova dhe nga vendet e tjera të rajonit, ne shpresojmë që të vijnë edhe përtej kufijve sepse vërtet janë kushtet shumë të mira… dhe nga dita në ditë po rritet shumë cilësia e shërbimit” , thotë ai.

Nisur nga rënia e numrit të të infektuarve me virusin COVID-19, Breshani shprehet optimist se do të tejkalohet pandemia dhe se turizmi do të jetë meritor.

Ai bënë thirrje që të vizitohet sa më shumë qyteti i Vlorës, pasi vjet ishte një vit shumë i vështirë, teksa shton se sivjet bregdeti vlonjat ofron shërbime edhe më cilësore.

“Sivjet presim të kemi turizëm shumë meritor, shumë të mirë, pasi edhe pandemia, me masat që janë marrë, themi se do të tejkalohet. Të gjitha bizneset e sektorit të turizmit në gjithë rajonin e Vlorës janë përgatitur sivjet për një shërbim shumë cilësor, duke shtuar shtretërit. Po ta shikoni sot Vlorën, është kthyer në një qytet evropian.

E kemi kthyer Vlorën në një qytet të jetueshëm për të gjithë, prandaj, iu bëjmë thirrje të gjithëve që të vijnë në qytetin e Vlorës pasi vjet ka qenë një turizëm i vështirë dhe ne kemi bërë thirrje për një turizëm patriotik, i cili vërtetë u bë turizëm patriotik në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë” , thotë Breshani.

Kreu I dhomës së tregëtisë është optimist që pandemia këtë vit nuk do të ketë ndikim të madh ashtu si edhe vitin e kaluar .Shpresojmë se edhe në këto raste, të vazhdojmë me këtë lloj trendi sepse sektori I turizmit për ne është shumë I rëndësishëm..4;05 .

Ka pasur goxha dëme në drejtim të biznesit, po ky vit do të jet një kthesë e madhe në drejtim të biznesit dhe do ta harrojmë shumë shpet pandeminë shprehet ai.

dytë, dhënien e një rroge shtesë për familjet në nevojë. Ne kërkonim si biznes që të kishim edhe një paketë të tretë tashmë, por qeveria, kur rastet ishin shumë më të pakta, tek ne u fokusua më shumë tek jeta e njerëzve sesa tek bizneset, sepse biznesi e merr jetën vet, ashtu siç e morri” , shprehet ai.

Për shkak të pandemisë, vitin që shkoi bregdeti shqiptar ka pasur fluks më të vogël të turistëve. /KosovaPress/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME