Categories Lajme

Ish gruaja i fshehu aksidentin që kishte bërë, burri e denoncon: Ma tha vajza 4 vjeçe…

Për D.A. nuk është asgjë aksidenti automobilistik që kaloi. As rrezikimi i jetës dhe trauma që i la, duke qenë se si pasagjere kishte edhe të bijën vetëm 4 vjeçe. Po ashtu edhe procesi i divorcit të cilin e reja pret ta finalizojë në gjykatë. Por denoncimi i njeriut me të cilin ajo bashkëjetoi dhe më pas solli në jetë një fëmijë.

Sipas burimeve të Gazetasi.al pranë drejtorisë vendore, burri denoncoi në komisariatin numër 2 pranë oficerit të gatshëm, i cili nuk ka patur asnjë kundërshtim, por ka regjistruar dhe shkruar çdo pretendim të mundshëm të bashkëshortit të nevrikosur.

Megjithëse për policinë kallëzimi për fshehje të ngjarjes nga burri nuk është krim dhe nuk përfshihet as tek veprat penale, kështu që vështirë të ketë një rezultat.

Sidoqoftë denoncimi që ju vendos në dispozicion Gazetasi.al tregon shprehimisht ankesën penale të GJ.A, i cili e ka zbuluar aksidentin nga frazat e bijës që herë pas here i ka thënë: ne u rrëzuam sepse tabela thoshte drejt, por aty ishte një kthesë e fortë dhe nuk ishte faji i mamit çfarë ndodhi.

“Nga martesa ne kemi një vajzë të vogël të moshës katër vjeçe. Atë ditë si e mësova më vonë, ime shoqe me të cilën jemi në proces ndarjeje, po udhëtonte me makinën e saj nga Tirana drejt Beratit”.

Siç pretendon burri në polici, atij nuk i është treguar që gjatë këtij udhëtimi bashkëshortja ka bërë aksident dhe sipas tij madje të bijës i është mohuar dhënia e ndihmës së parë.

“Mbas aksidentit, nëna bashkë me fëmijën kanë shkuar në shtëpinë e prindërve të saj dhe i është bërë presion që mos të tregojë që kanë bërë aksident dhe as shkaqet e kësaj përplasjeje“, shton në polici shtetasi Gj.A.

Madje në shkresën që Gazetasi.al disponon ai ka denoncuar edhe është ankuar edhe për të afërmit e bashkëshortes, duke i vënë edhe ata në pozitë të vështirë se ishin bashkuar me ish-partneren për ti bërë presion fëmijës që të mbante gojën mbyllur e mos ti tregonte gjë të atit.

“Por kur e takova time bijë përsëriste vazhdimisht që nuk ishte faji i mamit aksidenti dhe se të dyja ishin mirë. Aty u informova çfarë kishte ndodhur”, deklaron më tej denoncuesi.

I ndodhur përpara këtij fakti denoncuesi shton se e dërgoi fëmijën për vizita mjekësore dhe se fatmirësisht konstatoi se e bija nuk kishte pësuar asnjë dëmtim.

Policia shton për Gazetasi.al se për të sqaruar situatën ka thërritur për ta marrë në pyetje gruan me inicialet D.A. Ajo e ka pranuar aksidentimin e po ashtu ka refuzuar versionin e bashkëshortit sepse sipas saj, ky veprim i ish partnerit ka ndodhur nga efektet e procesit të ndarjes.

“Aksidenti na ndodhi në aksin Fier-Shegan, ku si pasojë e aksidentit dolëm nga rruga dhe u batuam në një kanal. Më të liruar veprimi i parë që bëra ishte kontrollimi i sime bije që fatmirësisht nuk kishte asnjë dëmtim.

Kur shkova në shtëpi e zhvesha sërish vajzën dhe e kontrollova imtësisht dhe nuk kishte asnjë dëmtim. Veç kësaj im vëlla është mjek edhe ai e kontrolloi dhe nuk kishte asnjë problem. Ne nuk e kemi fshehur aksidentin përkundrazi ka qenë çështje që është diskutuar në familje”, thekson e reja para agjentit të krimeve.

E pyetur nga agjenti nëse kishin ndërhyrë prindërit e saj dhe a kishin folur me mbesën, gruaja saktëson se “mbase ime bijë ka fiksuar momentet kur diskutohej për aksidentin dhe kur të gjithë flisnim për këtë gjë”.

Ajo këmbëngul se asnjëri prej tyre nuk ja ka mohuar ndihmën mjekësore dhe se nga situata e pandemisë i është dashur të jetë më e kujdesshme.

Sidoqoftë policia shton se për të qenë më të qetë nëse është fshehur apo jo aksidenti, është llogaritur të merret në pyetje edhe fëmija, një procedurë që do mbahet nën praninë e psikologëve. Megjithatë e ëma këmbëngul “bijës sime nuk i ka munguar asistenca psikologjike dhe as ndihma mjekësore, jam e bindur që ka fiksuar çastet e para që kemi folur dhe thjesht i ka riprodhuar”.

Policia nuk është në gjendje të thotë për Gazetasi.al se çfarë vepre penale mund të ketë në këtë raste, megjithëse jo zyrtarisht shton se më tepër kjo çështje është një sherr bashkëshortësh, ku çifti vëzhgon çdo lëvizje të partnerit tjetër për të gjetur shkaqe me të cilat do argumentojë pakujdesinë në gjykatë. Marrë nga GazetaSi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

Një 67-vjeçar i identifikuar, Lumturim Qerimi është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës. Ai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

Është publikuar foto e çiftit të sapomartuar që ndërruan jetë në orët e para të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Aksidenti tragjik, makina u përplas me bordurën, ndërrojnë jetë tre të rinjtë! Mes tyre edhe një 15-vjeçar

Një tragjedi u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME