Categories Lajme

Qyteti shqiptar ku ka patur më shumë gra shtatzëna gjatë mbylljes brenda

Prej afro tre muajsh shqiptarët janë përballur me izolimin nga pandemia. E teksa kudo flitet për infektimet, sëmundjen dhe vdekjet, kemi harruar që lindjet janë ato që na krijojnë të ardhmen. Në maternitetin e Kukësit, duket se harron githçka mbi virusin, pasi aty sheh se jeta do të vazhdojë dhe e ardhmja është e sigurt.

Mësohet se në maternitetin e qytetit verior, këto tre muaj pandemie, kanë ardhur në jetë më shumë se 140 fëmijë. Lajmi më i bukur është se të gjithë gëzojnë shëndet të plotë. Gjithashtu janë rritur ndjeshëm edhe rastet e shtatëzanisë gjatë kësaj periudhe.

Shefja e shërbimit obstetrik Gjinekologjik Venezije Doci u shpreh se nënat dhe fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fatmirësisht, deri më tani nuk është shënuar asnjë rast në maternitetin e Kukësit. Në gjendjen civile janë 16 fëmijë më shumë të lindur nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Por pavarësisht shtimit të lindjeve në këtë periudhë, në total ka rënie vit pas viti. Dikur mesatarja e lindjeve vjetore në Kukës i kalonte 900 deri ne 1200 fëmijë, e bëhet fjalë para viteve ’90, por kjo shifër prej një dekadë ka ardhur në tkurrje e tashmë ka zbritur në 370 deri në 410 lindje në vit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME