Categories Lajme

Ra në lumin Fan, ende asnjë gjurmë për 10-vjeçarin. Daja: Vëllai i madh tentoi ta shpëtonte, xhupi i ngeli në dorë

Edhe pse ka kaluar një ditë, ende nuk është gjetur 10-vjeçari S.L i cili ra në lumin Fan në Shtrungaj të Mirditës.

Kërkimet kanë po vijojnë edhe sot, por rrjedha e fortë e lumit e bën shumë të vështirë punën për gjetjen e 10-vjeçarit.

Në zonë përveç polumbarëve dhe policisë, kërkime po bëjnë edhe banorët e zonës.

Familjarët tregojnë para kamerave se 10-vjeçari po luante me top pranë lumit. Në një moment topi kishte rënë në lumë dhe në përpjekje për ta nxjerrë, kishte rrëshqitur brenda rrjedhës.

Daja i fëmijës shprehet se policia ka ardhur shumë vonë edhe pse u lajmëruan menjëherë pas ngjarjes.

“E kam djalë motre. Më thanë se ishte duke luajtur top, topi kishte rënë në ujë dhe kishte dashur ta marrë. Ka shkuar i vëllai ta shpëtonte. Shyqyr që shpëtoi njëri.

Shtetin e kanë lajmëruar por ka ardhur shumë vonë. U vonua 3 orë.

Të paktën të gjejmë trupin. Këtu na thonë se ka pasur fëmijë që janë zhdukur. Ta gjejnë prej hallit që na ka ra prej motrës. Është shumë ujë dhe i rrëmbyeshëm. Ishalla po e gjejnë.” tha për Abc News daja i fëmijës.

Ndërkohë një tjetër familjarë duke treguar për ngjarjen, tregon se vëllai i madh i 10-vjeçarit, ka tentuar që ta shpëtojë. Ai e ka kapur fillimisht por rrjedha e fortë e lumit e ka marrë me vete 10-vjeçarin, duke i lënë në dorë vetëm xhupin të vëllait.

“Është stërnipi. Nga ora 4 na erdhi lajmi që ka rënë në lum. Na morën në telefon dhe na thanë se ka vdekur djali i dytë. 10-vjeç. Kanë qenë duke luajtur top. Ka ik topi dhe rra në lum. Ka shkuar me marrë topin. Vëllai i madh ka tentuar ta kapë për xhupi. Lumi është me thellësi. Xhiboksi i ngeli në dorë.

Ai ka marrë të atin në telefon, por lumi e kishte marrë poshtë. Nuk e di më gjatë. Ai që mbrëmë akoma nuk është gjetur.” tha familjari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME