Categories Lajme

Vlorë, shoqërohen disa persona, detaje

DVP Vlorë Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit: – A. V., 29 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 03.04.2022, ka vjedhur një biçikletë, në pronësi të shtetasit A. S.; – M. G., 51 vjeç, banues në Vlorë dhe G. H., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshshme”, pasi më datë 03.04.2022, kanë organizuar grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, në Sheshin e Flamurit, në Vlorë; – H. P., 32 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje; – A. L., 41 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin E. V., 33 vjeç, banues në Delvinë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Vetëgjyqësia” , pasi ka bërë kallëzim shtetasi F. Sh., 28 vjeç, banues në Delvinë, se 33-vjeçari e ka goditur me grushte e sende të forta, si dhe i mban me vetëgjyqësi një pajisje pune. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME